Ambasada Amerikane financon dy projekte të rëndësishme në Agjencinë e Akreditimit
Partneri implementues i projektit, Kosovo Unitet State Alumni (KUSA) i angazhuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, ka nënshkruar më 21.09.2020 kontratat me Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe partnerin implementues WUS Kosova, për financimin e dy projekteve, në vlerë prej 65 mijë dollarë, të cilat kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe teknike të Agjencisë së Akreditimit dhe plotësimin e kritereve kryesore për kthimin e anëtarësimit të Kosovës në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).
Me këtë rast, drejtori i AKA-së, Naim Gashi, ka thënë se “me këtë projekt të financuar nga Ambasada Amerikane dhe disa të tjera nga partnerët tanë, pothuajse po rrumbullakësohet plotësimi i kritereve për kthimin e Kosovës në ENQA, e cila njëkohësisht i rrit kapacitetet e tona institucionale për zhvillimin dhe garantimin e cilësisë në arsimin e lartë”.
Gashi ka thënë se përveç përkrahjen teknike dhe financiare, Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka përkrahur AKA-në në forcimin e pavarësisë institucionale, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.
Projekti i parë i financuar nga Ambasada e SHBA-së, targeton kriteret kryesore të kërkuara nga ENQA, duke përfshirë analizën tematike dhe metodologjinë për zbatimin e saj, zhvillimin e sistemit të brendshëm të cilësisë, draftimin dhe zbatimin e standardeve evropiane të cilësisë në arsimin e lartë – ESG, krijimin e mekanizmave për vlerësimin e brendshëm të AKA-së, trajnimin e stafit dhe marrjen e imputeve nga të gjithë akterët e arsimit të lartë në Kosovë.
Projekti i dytë ka të bëjë me zhvillimin e web faqes së re të AKA-së, krijimin e platformës elektronike për lëshimin e vërtetimeve online për programet e akredituara dhe krijimin e platformës për raportimin dhe eliminimin e shkeljeve të standardeve të akreditimit.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
KSHC ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë; hapet rruga për shpalljen e konkurseve
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 101-të, të mbajtur më 30.06.2022, ka shqyrtuar dhe aprovuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë, duke krijuar mundësinë për shpalljen e konkurseve [...]
Thirrje për aplikim për anëtarë të Komisionit të Ankesave në AKA
Për përzgjedhjen e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Ankesave në Agjencinë e Kosovës për Akreditim Një (1) anëtari të rregullt dhe Dy (2) anëtarëve rezervë • Kriteret për aplikim: Anëtarët e Komisionit [...]
AKA mbajti dëgjimin publik për draftin e dokumentit “Kosovo Subject Area Code”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 13.06.2022 dëgjimin publik lidhur me draftin e dokumentit "Kosovo Subject Area Code". Ky dokument do t’u mundësojë institucioneve të arsimit të lartë që të identifikojnë dhe [...]
Delegacioni i AKA-së pjesë e eventit të ENQA-s për cilësinë në arsimin e lartë
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), për dy ditë me radhë ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), në [...]
AKA prezanton Udhëzuesin për Rritjen e Përfshirjes së Studentëve në Proceset e Cilësisë në Arsimin e Lartë në Kosovë
Me financimin dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Agjencia e Kosovës për Akreditim organizoi eventin për të prezantuar Udhëzuesin për Përfshirje të Studentëve në kuadër të projektit “Rritja e Përfshirjes së Studentëve në Procedurat [...]
Agjencia e Akreditimit nisi procesin e monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, duke përmbushur kështu një rekomandim të rëndësishëm të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë [...]