Kuvendi i Kosovës ratifikoi shtatë anëtarët e rinj të KShC-së
Me shumicë votash Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar të enjten shtatë anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), i cili është edhe Bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).
Dy anëtarëve aktualë të KShC-së: Prof. Ass. Dr. Dukagjin Zeka dhe Prof. Ass. Dr. Rozafa Koliqit, iu bashkohen edhe shtatë anëtarët e rinj:
Prof. Asoc. Dr. Cassie L. Bernhardt – Doktor shkence në edukimin e lartë, sjelljet organizative dhe menaxhment. Është profesore e asociuar në Universitetin e IOWA-s.
Prof. Asoc. Dr. Alison Felce – Doktore e shkencave, me përvojë̈ më shumë se 20 vjeçare në institucionet e arsimit të lartë dhe sigurimin e cilësisë në Mbretërinë Bashkuar. Aktualisht është e angazhuar në Agjencinë për sigurimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë në Mbretërinë Bashkuar.
Prof. Asoc. Dr. Werner J. Stueber: Doktor shkence me fokus studimi në Pedagogji, sociologji dhe shkenca. Është ligjërues dhe profesor në një numër të madh të universitetesh.
Prof. Ass. Dr. Hasnija Ilazi – Doktore e Shkencave filozofike dhe vjen nga fusha “Edukimi, shkencat humane dhe artet”.
Prof. Ass. Dr. Gëzim Tosuni – Doktor i Filozofisë dhe vjen nga fusha “Shkencat shoqërore, biznesi dhe drejtësia.
Prof. Ass. Dr. Krenare Pireva-Nuçi – Doktore e Filozofisë në shkenca kompjuterike dhe vjen nga fusha “Shkencat e natyrës, matematika, kompjuterika dhe inxhinieria”.
Prof. Ass. Dr. Seb Bytyçi – Doktor i shkencave në menaxhment dhe vjen nga fusha “Shkencat shoqërore, biznesi dhe drejtësia”.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]