Publikohen të gjitha vendimet dhe raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit
Me qëllim të transparencës së plotë dhe llogaridhënies ndaj publikut, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar sot (13.08.2021) të gjitha vendimet dhe raportet përfundimtare të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit.
https://akreditimi.rks-gov.net/vendime/
Transparenca dhe llogaridhënia e plotë, janë një nga rekomandimet e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), të cilin AKA po e zbaton në plotni.
Procesi i akreditimit për programet e vitit akademik 2021/2022, ka filluar në janar të këtij viti dhe ka përfunduar me sukses më 27 korrik 2021, kur Këshilli Shtetëror i Cilësisë, vendosi për raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit.
Pas disa vitesh, për herë të parë janë vlerësuar të gjitha programet studimore që kanë qenë në proces të akreditimit ose riakreditimit, ndërsa janë përcaktuar edhe kuotat për numrin e studentëve që do të regjistrohen në një program studimi, sipas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë.
I gjithë procesi i vlerësimit të programeve të studimit, është zhvilluar nga 81 ekspertë eminentë të kontraktuar nga AKA. Gjatë këtij procesi, AKA ka plotësuar edhe një rekomandim tjetër të ENQA, duke përfshirë edhe ekspertë studentë në ekipet e ekspertëve ndërkombëtarë të vlerësimit.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]