KShC i ka analizuar raportet e pranuara nga institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e mbajtur më 21.09.2021, i ka analizuar raportet e pranuara nga institucionet e arsimit të lartë, duke përfshirë edhe pasqyrën e bartësve të programeve akademike, lidhur me procesin e riakreditimit.
KShC vendosi që nga 1 tetori 2021, përveç kritereve të përcaktuara me Udhëzim Administrativ për Akreditim, bartësit e programeve që hyjnë në proces të akreditimit në nivelin BA/BSc duhet të kenë të paktën 1 (një) publikim shkencor të indeksuar nga fusha e studimit/programit, ndërsa në nivelin MA/MSc duhet të kenë të paktën 2 (dy) punime nga fusha e studimit/programit në revista shkencore të indeksuara si autor i parë apo korrespondent, sipas nenit 3, pika 1.1 WEB OF SCIENCES koleksioni bërthamë (SCIE, SSCI dhe AHCI) apo 1.2 SCOPUS, duke përjashtuar revistat ose shtëpitë botuese të dyshimta sipas UA 01/2018 të aprovuar nga MASHTI.
Nga 1 tetori 2022, përveç kritereve të përcaktuara me UA për Akreditim, bartësit e programeve që hyjnë në proces të akreditimit, riakreditimit ose validimit në nivelin BA/BSc duhet të kenë të paktën thirrjen akademike Prof. Ass. dhe të paktën 1 (një) publikim shkencor të indeksuar nga fusha e studimit/programit, ndërsa në nivelin MA/MSc duhet të kenë të paktën thirrjen akademike Prof. Ass. dhe 2 (dy) punime në revista shkencore të indeksuara nga fusha e studimit/programit, si autor i parë apo korrespondent, sipas nenit 3, pika 1.1 WEB OF SCIENCES koleksioni bërthame (SCIE, SSCI dhe AHCI) apo 1.2 SCOPUS, duke përjashtuar revistat ose shtëpitë botuese të dyshimta sipas UA 01/2018 të aprovuar nga MASHTI.
Përjashtim në këtë vendim bëjnë bartësit e programeve studimore/akademike të përcaktuar sipas Nenit 26, pika 11 e Ligjit për Arsimin e Lartë.
Në mbledhjen e sotme, KShC shqyrtoi dhe vendosi për të gjitha kërkesat dhe ankesat e parashtruara nga IAL-të.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
KSHC ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë; hapet rruga për shpalljen e konkurseve
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 101-të, të mbajtur më 30.06.2022, ka shqyrtuar dhe aprovuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë, duke krijuar mundësinë për shpalljen e konkurseve [...]
Thirrje për aplikim për anëtarë të Komisionit të Ankesave në AKA
Për përzgjedhjen e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Ankesave në Agjencinë e Kosovës për Akreditim Një (1) anëtari të rregullt dhe Dy (2) anëtarëve rezervë • Kriteret për aplikim: Anëtarët e Komisionit [...]
AKA mbajti dëgjimin publik për draftin e dokumentit “Kosovo Subject Area Code”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 13.06.2022 dëgjimin publik lidhur me draftin e dokumentit "Kosovo Subject Area Code". Ky dokument do t’u mundësojë institucioneve të arsimit të lartë që të identifikojnë dhe [...]
Delegacioni i AKA-së pjesë e eventit të ENQA-s për cilësinë në arsimin e lartë
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), për dy ditë me radhë ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), në [...]
AKA prezanton Udhëzuesin për Rritjen e Përfshirjes së Studentëve në Proceset e Cilësisë në Arsimin e Lartë në Kosovë
Me financimin dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Agjencia e Kosovës për Akreditim organizoi eventin për të prezantuar Udhëzuesin për Përfshirje të Studentëve në kuadër të projektit “Rritja e Përfshirjes së Studentëve në Procedurat [...]
Agjencia e Akreditimit nisi procesin e monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, duke përmbushur kështu një rekomandim të rëndësishëm të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë [...]