Me përkrahjen e Ambasadës së SHBA-së AKA dhe WUS Kosova finalizuan projektin që lidhet me cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe WUS Kosova mbajtën të martën Konferencën Virtuale përmbyllëse të projektit “Përkrahja e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për plotësimin e disa rekomandimeve të ENQA)”, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit të Granteve për Mbështetje të Universitetit dhe administruar nga Kosovo Unites States Alumni (KUSA).
Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte mbështetja e Agjencisë së Akreditim në arritjen e standardeve specifike të “Standardeve dhe Udhëzimeve për Sigurimin e Cilësisë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë”, siç është kërkuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në vitin 2019.
Projekti është zbatuar në periudhën shtator 2020 – Shtator 2021 dhe këto janë rezultatet kryesore të arritura:
- Përgatitja e raportit të progresit në zbatimin e rekomandimeve të ENQA-së;
- Organizimi i një Konference me IAL-të dhe akterë të ndryshëm në lidhje me sigurimin e cilësisë;
- Zhvillimi dhe publikimi i raportit mbi “Rekomandimet për rishikimin e standardeve për akreditim institucional dhe programor nga Agjencia e Kosovës për Akreditim”;
- Zhvillimi dhe publikimi i “Udhëzuesit për vlerësimin e brendshëm të personelit” së bashku me shtojcat e nevojshme;
- Trajnime për stafin e AKA – në mbi vlerësimin e e brendshëm;
- Përgatitja dhe publikimi i “Rishikimit të praktikave të mira mbi realizimin e analizave tematike nga agjencitë e akreditimit në disa vende të Evropës”;
- Zhvillimi dhe publikimi i “Udhëzuesit për realizimin e analizave tematike nga Agjencia e Kosovës për Akreditim”;
- Trajnime për stafin e AKA -së në lidhje me zbatimin e analizave tematike;
- Dy analiza tematike të zhvilluara dhe të publikuara në temat:
- Përgatitja e të diplomuarve kosovarë për tregun e punës – Perspektiva e punëdhënësit dhe të diplomuarve;
- Analiza Tematike për akreditimin institucional të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.
Me financimin e donatorëve ndërkombëtarë, AKA po rrit kapacitetet e saj për garantimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe njëkohësisht po plotëson vazhdimisht rekomandimet për kthimin në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Krijimi i metodologjisë për hartimin e analizave tematike, ka qenë njëri nga kriteret më të vështira për tu plotësuar nga AKA për kthimin tonë në ENQA dhe EQAR. Përveç krijimit të metodologjisë, AKA dhe WUS Kosova kanë shkuar edhe një hap më tutje, duke përgatitur edhe dy analiza tematike.
Konform standardeve evropiane, tani e tutje AKA posedon mekanizmin e krijimit të analizave tematike, varësisht nga nevojat e saj.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
KSHC ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë; hapet rruga për shpalljen e konkurseve
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 101-të, të mbajtur më 30.06.2022, ka shqyrtuar dhe aprovuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë, duke krijuar mundësinë për shpalljen e konkurseve [...]
Thirrje për aplikim për anëtarë të Komisionit të Ankesave në AKA
Për përzgjedhjen e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Ankesave në Agjencinë e Kosovës për Akreditim Një (1) anëtari të rregullt dhe Dy (2) anëtarëve rezervë • Kriteret për aplikim: Anëtarët e Komisionit [...]
AKA mbajti dëgjimin publik për draftin e dokumentit “Kosovo Subject Area Code”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 13.06.2022 dëgjimin publik lidhur me draftin e dokumentit "Kosovo Subject Area Code". Ky dokument do t’u mundësojë institucioneve të arsimit të lartë që të identifikojnë dhe [...]
Delegacioni i AKA-së pjesë e eventit të ENQA-s për cilësinë në arsimin e lartë
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), për dy ditë me radhë ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), në [...]
AKA prezanton Udhëzuesin për Rritjen e Përfshirjes së Studentëve në Proceset e Cilësisë në Arsimin e Lartë në Kosovë
Me financimin dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Agjencia e Kosovës për Akreditim organizoi eventin për të prezantuar Udhëzuesin për Përfshirje të Studentëve në kuadër të projektit “Rritja e Përfshirjes së Studentëve në Procedurat [...]
Agjencia e Akreditimit nisi procesin e monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, duke përmbushur kështu një rekomandim të rëndësishëm të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë [...]