KSHC dhe AKA diskutojnë me drejtuesit e UP-së për thellimin e reformave në arsimin e lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ka nisur të enjten një seri të vizitave në institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, ka thënë se qëllimi i këtyre vizitave është që të njihemi më për së afërmi me sfidat me të cilat ballafaqohen IAL-të dhe marrja e sugjerimeve për zhvillimin e sistemit të arsimit. Kryetarja Ilazi shtoi se orientimi strategjik i KShC-së është zhvillimi i sistemit të arsimit konform standardeve evropiane të cilësisë, të cilat në fokus kanë përgatitjen e kuadrove të nevojshme për tregun e punës.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka thënë se çdo vendim që ka për qëllim ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë është i mirëseardhur për UP-në.
Në takim është biseduar për zhvillimin e standardeve të reja të cilat kanë për qëllim nxitjen e punës kërkimore dhe shkencore në UP.
Të dy palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e ideve dhe përvojave më të mira.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]