KShC dhe AKA takohen me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, profesoresha Hasnije Ilazi së bashku me anëtaren e KSHC-së, profesoreshën Krenare Pireva-Nuçi dhe me përfaqësues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim u takuan sot me përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës.
Në këtë takim u diskutua për tema të ndryshme rreth ngritjes së cilësisë së studimeve në Universitetin e Prishtinës, duke përfshirë çështje dhe sfida të ndryshme me të cilat ballafaqohen studentët.
Po ashtu, nga ana e KSHC-së dhe AKA-së u bë e ditur për hapat që do të ndërmerren me qëllim të avancimit dhe përmirësimit të gjendjes aktuale në UP.
Me theks të veçantë u diskutua për avancimin e përafrimit të mëtejmë me Procesin e Bolonjës dhe për nevojën e hartimit të një plani të detajuar për këtë qëllim. Temë tjetër e rëndësishme që u diskutua gjatë takimit ishte edhe digjitalizimi i shërbimeve të ndryshme administrative brenda UP-së.
Palët u dakorduan që ky lloj bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që edhe studentët të japim kontributin e tyre në ngritjen e cilësisë në universitet.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]