KSHC dhe AKA vizitojnë Kolegjin AAB; diskutojnë për standardet e cilësisë në arsimin e lartë
Në kuadër të vizitave në institucionet e arsimit të lartë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, vizituan të enjten Kolegjin AAB, me qëllim të diskutimit të çështjeve që lidhen me standardet e cilësisë në arsimin e lartë.
Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, ka thënë se institucioni që ajo drejton, i trajton me shumë seriozitet sugjerimet e IAL-ve, në funksion të cilësisë në arsimin e lartë.
Kryetarja Ilazi ka thënë se Kosova, ndonëse vendi më i vogël në rajon, investon shumë në standardet e cilësisë, pasi që i gjithë procesi i akreditimit është i bazuar në vlerësimet dhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë.
Kreu i KShC-së tha se aktualisht janë duke ndodhur shumë zhvillimi pozitive në AKA, siç është draftimi i Ligjit për AKA-në, Plani Strategjik trevjeçar, krijimi i metodologjisë së re të monitorimit të IAL-ve, zhvillimi i standardeve të reja të akreditimit, riakreditimit dhe validimit të programeve akademike, etj.
Kryetari i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, profesori Lulzim Tafa, foli për historikun e këtij institucioni në funksion të dhënies së kontributit në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.
Ai e ka mirëpritur iniciativën e KShC-së, për të marrë sugjerimet e IAL-ve për çështje të cilat kanë të bëjnë me arsimin e lartë. Për mbarëvajtjen e punëve në Kolegjin AAB kanë folur tre prorektorët, shefja e Zyrës për Cilësi dhe sekretari i Kolegjit.
Gjatë vizitës në AAB, drejtuesit e KShC-së janë takuar edhe me përfaqësuesit e studentëve, të cilët kanë dhënë idetë e tyre për zhvillimin e sistemit të arsimit të lartë.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]