Përpilimi i Planit Strategjik trevjeçar dhe procesi i monitorimit prioritete të KShC-së
Gjatë një takimi me drejtuesit e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, ka thënë se ndër prioritetet kryesore të këtij institucioni janë miratimi i Planit Strategjik trevjeçar dhe kompletimi i rregullativës për zbatimin e procesit të monitorimit dhe procedurave të mëpastajme.
Kreu i KShC-së tha se tashmë ekziston një draft i Planit Strategjik në të cilin janë angazhuar të gjitha kapacitetet e KShC-së, AKA-së, ekspertëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë, para se të prezantohet në diskutim publik.
Profesoresha Ilazi tha se është përgatitur edhe metodologjia e procesit të monitorimit dhe procedurave të mëpastajme, për të garantuar se institucionet e arsimit të lartë po i zbatojnë standardet e cilësisë dhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë.
Anëtarët e KShC-së, profesori Dukagjin Zeka, profesori Gëzim Tosuni dhe profesoresha Krenare Pireva Nuçi, kanë prezantuar para nikoqirëve në Gjilan, punën që po bën KShC për zhvillimin e institucioneve të arsimit të lartë, nxitjen e kërkimeve shkencore, bashkëpunimin ndërkombëtar, shkëmbimet akademike etj.
Rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi tha se është obligim i gjithë komunitetit akademik, universiteteve publike dhe kolegjeve private që të kontribuojnë në kthimin e AKA-së në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).
Rektori Bajrami ka prezantuar të arriturat kryesore të Universitetit të Gjilanit, sidomos në përfshirjen e këtij institucioni në projekte ndërkombëtare që kanë të bëjnë me hulumtime shkencore dhe me shkëmbimet e stafit akademik dhe studentëve.
Delegacioni i KShC-së dhe AKA janë takuar edhe me studentët e këtij Universiteti, të cilët kanë prezantuar idetë dhe vizionin e tyre për zhvillimin e sistemit të arsimit të lartë.
Drejtuesit e KShC-së janë zotuar se të gjitha sugjerimet dhe vërejtjet e studentëve do të merren parasysh gjatë hartimit të politikave, standardeve dhe kritereve të akreditimit.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]