Prioriteti kryesor i KShC dhe AKA është rikthimi në ENQA dhe EQAR
Gjatë një takimi me drejtuesit e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi ka thënë se prioriteti kryesor i institucionit që ajo drejton është kthimi i Agjencisë së Akreditimit në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrin Evropian për Rritje të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Kryetarja Ilazi tha se Agjencia e Akreditimit javën e fundit ka përditësuar planin dinamik për kthim në ENQA dhe EQAR dhe se është e kënaqur me nivelin e plotësimit të kritereve. Kreu i KShC-së ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që me procedurë sa më të shpejt të miratojë Ligjin për AKA-në për t’i hapur rrugën miratimit të akteve nënligjore dhe dokumenteve strategjike.
Ushtruesi i detyrës së Rektorit të Universitetit të Prizrenit, Samedin Krrabaj tha se në këtë universitet pritet të ketë investime në infrastrukturë për të përmirësuar kushtet e studentëve dhe stafit akademik.
Drejtuesit e KShC-së janë takuar edhe me përfaqësuesit e studentëve të Universitetit të Prizrenit, të cilët kanë prezantuar preokupimet dhe idetë e tyre për përmirësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë.
Anëtarja e KShC-së, profesoresha Krenare Pireva Nuçi, ka thënë se sugjerimet dhe idetë e studentëve zënë vend me shumë rëndësi në procesin e vendimmarrjes në këtë institucion.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]