KShC për vizitë në Kolegjin Tempulli, bisedohet për profilizimin e IAL-ve
Gjatë një vizite në Akademinë Tempulli, Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, foli për nevojën e profilizimit të institucioneve të arsimit të lartë (IAL) në mënyrë që ato të jenë sa më të përafërta me nevojat e studentëve dhe krijimit të mundësive për punësim.
Kryetarja Ilazi tha se dizajnimi i programeve akademike duhet të jetë në funksion të nevojave të shoqërisë për profesionistë të fushave përkatëse.
Drejtori i Akademisë Tempulli, Muhamed Krasniqi, ka thënë se krijimi i mundësive të barabarta për të gjitha IAL-të do të jetë në funksion të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë.
Ai e ka mirëpritur vizitën e KShC-së në këtë institucion, duke shtuar se në këtë mënyrë po krijohet një komunikim i drejtpërdrejt për të shkëmbyer ide dhe propozime në funksion të përmirësimit të cilësisë së ofrimit të shërbimeve për studentë.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]