KShC për vizitë në Universitetin e Pejës, ngritja e cilësisë në arsimin e lartë qëllim i përbashkët
Gjatë një vizite në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, ka thënë se ngritja e cilësisë në arsimin e lartë është qëllim i përbashkët me institucionet e arsimit të lartë, komunitetin akademik dhe studentët.
Kreu u KShC-së ka thënë se për të garantuar cilësinë në arsimin e lartë është përgatitur Metodologjia e monitorimit dhe procedurave pas-akredituese të cilat do të miratohet deri në fund të këtij viti, ndërsa do të aplikohen nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Kryetarja Ilazi ka shtuar se nëpërmes plotësimit të kritereve për kthim në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), po bëhet edhe forcimi i kapaciteteve të brendshme për të zhvilluar sektorin e arsimit të lartë nëpërmes procesit të vlerësimit të jashtëm.
Rektor i Universitetit të Pejës, profesori Armand Krasniqi, ka thënë se kriteret e vendosura nga Agjencia e Akreditimit kanë nxitur rritjen e cilësisë në universitetet publike. Rektori Krasniqi ka thënë se në Universitetin e Pejës do të shkohet drejt profilizimit duke eliminuar programe të ngjashme në universitetet publike.
Gjatë një takimi me studentët e këtij universiteti, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, i ka informuar ata për një projekt të fituar nga Ambasada Amerikane i cili ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në vendimmarrje në të gjitha IAL-të.
Studentët e Universitetit të Pejës kanë prezantuar idetë e tyre për zhvillimin e sistemit të arsimit të lartë.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]