Finalizohet studimi i fizibilitetit për digjitalizimin dhe automatizimin e proceseve në AKA
Me përkrahjen nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë – Projekti Fulbright, në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), të enjten, më 25.11.2021, është finalizuar dhe publikuar projekti zbatues i studimit të fizibilitetit për digjitalizimin e përgjithshëm të proceseve në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Nëpërmes një takimi online, u prezantua dokumenti final i udhëhequr nga ekspertja amerikane dr. Trenia Walker, anëtarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Krenare Pireva Nuçi dhe zyrtari i AKA-së, z. Flamur Abazaj.
Përmes këtij projekti do të kontribuohet në digjitalizimin dhe automatizimin e të gjitha proceseve në AKA, si dhe do të mundësohet rritja e transparencës ndaj publikut.
AKA tani disponon projektin zbatues të digjitalizimit dhe automatizimit, i cili vitin e ardhshëm do të implementohen dhe hynë në funksion të të gjithë akterëve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
Zbatimi i këtij projekti do të bëhet me fondet e AKA-së dhe donatorëve ndërkombëtarë, në mënyrë që të ngritë kënaqësinë e të gjitha palëve të interesit, duke përfshirë studentët, komunitetin akademik, organizatat e shoqërisë civile si dhe publikun e gjerë.
AKA falënderon Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, për përkrahjen e vazhdueshme teknike, financiare dhe institucionale, me qëllim të forcimit të kapaciteteve tona të brendshme dhe transferit të dijes tek personeli vendor, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.
Për më shumë shkarkoni dokumentin origjinal: SQ / ENG
Me respekt,
Agjencia e Kosovës për Akreditim


Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]