Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për Agjencinë e Akreditimit
Me propozimin e Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 10.12.2021, miratoi Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
“Ky Projektligj e rregullon statusin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim si agjenci rregullatore në proceset dhe përgjegjësitë e akreditimit, riakreditimit, validimit dhe monitorimit, me qëllim të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës. Në hartimin e këtij projektligji janë përfshirë të gjithë akterët relevantë, ekspertë nga MASHTI, Agjencia e Akreditimit, përfaqësues të komunitetit akademik, donatorëve dhe të shoqërisë civile”, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë, Ministrja Nagavci.
Ajo ka thënë se ky version i Projektligjit siguron pavarësinë e Agjencisë së Akreditimit si dhe zbatimin e standardeve evropiane të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Me miratimin e këtij ligji po plotësohet edhe kriteri i fundit për riaplikim të AKA-së për rikthim në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe regjistrimin në Regjistrin Evropian për Rritje të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
KSHC ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë; hapet rruga për shpalljen e konkurseve
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 101-të, të mbajtur më 30.06.2022, ka shqyrtuar dhe aprovuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë, duke krijuar mundësinë për shpalljen e konkurseve [...]
Thirrje për aplikim për anëtarë të Komisionit të Ankesave në AKA
Për përzgjedhjen e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Ankesave në Agjencinë e Kosovës për Akreditim Një (1) anëtari të rregullt dhe Dy (2) anëtarëve rezervë • Kriteret për aplikim: Anëtarët e Komisionit [...]
AKA mbajti dëgjimin publik për draftin e dokumentit “Kosovo Subject Area Code”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 13.06.2022 dëgjimin publik lidhur me draftin e dokumentit "Kosovo Subject Area Code". Ky dokument do t’u mundësojë institucioneve të arsimit të lartë që të identifikojnë dhe [...]
Delegacioni i AKA-së pjesë e eventit të ENQA-s për cilësinë në arsimin e lartë
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), për dy ditë me radhë ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), në [...]
AKA prezanton Udhëzuesin për Rritjen e Përfshirjes së Studentëve në Proceset e Cilësisë në Arsimin e Lartë në Kosovë
Me financimin dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Agjencia e Kosovës për Akreditim organizoi eventin për të prezantuar Udhëzuesin për Përfshirje të Studentëve në kuadër të projektit “Rritja e Përfshirjes së Studentëve në Procedurat [...]
Agjencia e Akreditimit nisi procesin e monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, duke përmbushur kështu një rekomandim të rëndësishëm të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë [...]