Këshilli Shtetëror i Cilësisë shqyrtoi aplikacionet dhe bartësit e programeve akademike
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e 94-të, të mbajtur më 21.12.2021, me prezencën fizike të të gjithë anëtarëve, ka shqyrtuar dhe ka vendosur për të gjitha aplikacionet për akreditim në nivel institucional dhe në nivel të programeve studimore.
Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, është bërë edhe shqyrtimi i bartësve të programeve studimore.
Të gjitha institucionet e arsimit të lartë (IAL) do të njoftohen individualisht lidhur me vendimet e KShC-së. Sipas Udhëzimit Administrativ për Akreditimin, IAL-të kanë kohë një muaj që të dorëzojnë në Agjencinë e Akreditimit raportet e vetëvlerësimit, për të hapur rrugën për vlerësimin e programeve dhe institucioneve nga ekipet e ekspertëve ndërkombëtarë.
Në mbledhjen e KShC-së është miratuar edhe Plani Strategjik i AKA-së 2021-2025. Ky Plan është hartuar në përputhje me misionin e AKA-së i cili ka shërbyer si udhërrëfyes për vendosjen e objektivave strategjike të cilat mundësojnë vlerësimin e vazhdueshëm të efektivitetit të veprimeve të AKA-së.
Plani Strategjik i AKA-së është hartuar duke marrë për bazë parimet e aplikuara në Zonën Evropiane për Arsim të Lartë (EHEA), posaçërisht Standardet dhe Udhëzuesit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG 2015) si dhe rekomandimet e vlerësuesve të jashtëm të ENQA.
Mbledhja e KShC-së është monitoruar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe dy organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, ORCA dhe BIRN.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]