Nisi procesi i akreditimit në nivel institucional për vitin 2022
Agjencia e Kosovës për Akreditim më 01.02.2022 nisi procesin e akreditimit në nivel institucional për këtë vit. Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ka aprovuar aplikacionet e 17 institucioneve të arsimit të lartë për akreditim në nivel institucional.
Në pjesën e parë të muajit shkurt do të realizohen vlerësimet e aplikacioneve në nivel institucional, për të vazhduar me procesin e vlerësimit të programeve akademike.
Para fillimit të procesit, stafi i AKA-së bën verifikimin e të gjithë personave që marrin pjesë në këtë proces dhe krahason të dhënat me platformën E-Akreditimi.
Gjithashtu ekipi i AKA, duke qëndruar fizikisht gjatë gjithë kohës në institucionet e arsimit të lartë, bën verifikimin e të gjitha informatave, dokumenteve dhe videove që ju ofrohen në proces të vlerësimit ekipit të ekspertëve ndërkombëtarë.
AKA i falënderon për bashkëpunim të gjitha IAL-të për realizimin me sukses të këtij procesi. AKA i falënderon gjithashtu të gjithë ekspertët ndërkombëtarë të cilët konform rregullativës ligjore po bëjnë vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre akademike.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]