Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) në Maqedoninë e Veriut, kanë nënshkruar në Shkup, Memorandum bashkëpunimi i cili parasheh bashkëpunimin ndërshtetëror në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Nga ana e Kosovës marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i AKA-së, Naim Gashi, ndërsa nga Maqedonia e Veriut marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i ASCAL-it, Agim Rushiti.
Marrëveshja është nënshkruar gjatë një vizite në agjencinë homologe të Maqedonisë së Veriut, nga një delegacion i kryesuar nga Kryetarja e Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi. Pjesë e delegacionit ishte edhe anëtarja e KShC-së profesoresha Krenare Pireva Nuçi.
Kjo marrëveshje do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe avancimin e studimeve akademike në të dyja vendet tona, përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë. Memorandumi ka për qëllim nxitjen për zbatimin e standardeve dhe procedurave evropiane (ESG) në sistemet e arsimit të lartë dhe bashkëpunim në plotësimin e kritereve dhe rekomandimeve të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR);
Në Memorandumin e nënshkruar sot thuhet se “AKA dhe ASCAL angazhohen që të bashkëpunojnë në shkëmbimin e përvojave të mira ndërmjet dy shteteve në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë; Shkëmbimin e informacionit rreth cilësisë, rezultateve dhe akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe programet që ato ofrojnë; Nxitjen e shkëmbimeve të personelit akademik dhe studentëve që angazhohen në proceset e akreditimit në të dy shtetet (si anëtarë të grupit të vlerësimit të jashtëm); Aplikimin e përbashkët në projekte rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë; Shkëmbimin e njohurive rreth rregulloreve, udhëzimeve, manualeve apo çdo akti tjetër ligjor që rregullon fushën e sigurimit cilësisë në arsimin e lartë; Shkëmbimin e stafit për shkëmbimin e eksperiencave midis tyre”.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]