Thirrje për aplikim për anëtarë të Komisionit të Ankesave në AKA
Për përzgjedhjen e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Ankesave në Agjencinë e Kosovës për Akreditim
Një (1) anëtari të rregullt dhe
Dy (2) anëtarëve rezervë
• Kriteret për aplikim: Anëtarët e Komisionit të Ankesave duhet të kenë gradën shkencore doktor i shkencave dhe të kenë thirrjen akademike të paktën Prof. Asoc.
• Përzgjedhja dhe emërimi: Anëtarët e Komisionit të ankesave përzgjedhen nga Komisioni i emëruar prej Ministres së MASHTI-it dhe kanë mandat dyvjeçarë, me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat.
• Kompensimi: Për punën e tyre anëtarët kompensohen sipas nenit 22 paragrafi 14 i Udhëzimit Administrativ (MASHT) Nr.15/2018 për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës.
• Procedura e aplikimit: Të gjithë personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV-të e tyre së bashku me kualifikimet e kërkuara, në emailin sadik.bytyqi@rks-gov.net me përshkrimin në Subjekt: Aplikim për anëtar të Komisionit të Ankesave. Afati i thirrjes është i hapur nga data 27.06.2022 deri më 12.07.2022.
Shënim: AKA inkurajon të gjithë të interesuarit dhe mirëpret aplikimet për t’u bërë pjesë e Komisionit të Ankesave në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA).
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]