KAA mbanë një sesion informues me IAL për metodologjinë e monitorimit dhe procedurat pas-akredituese
Me mbështetjen e projektit QAINT i implementuar nga Qendra për Arsim e Kosovës, me datën 13 korrik 2022, AKA ka mbajtur një sesion informues me IAL të Republikës se Kosovës për metodologjinë e monitorimit dhe procedurave pas-akredituese.
Gjatë sesionit folësit ishin Hana Hasimja nga projekti QAINT, Marija Vasilevska, ekspertja ndërkombëtare e angazhuar, dhe Flamur Abazaj, zyrtar i lartë i AKA-së. Prezantimi përfshiu të gjitha detajet relevante mbi metodologjinë, duke përfshirë edhe shpjegime mbi proceset specifike, si dhe dallimet kryesore mes dy procedurave.
Gjithashtu IAL-ve i’u është ofruar mundësia për të bërë pyetje dhe për t’i adresuar shqetësimet e tyre.
Një sesion tjetër informues do të organizohet në muajt në vijim për të ofruar informatat e njëjta edhe për IAL-të të cilat nuk kanë arritur të marrin pjesë.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA përkrah programet akademike të të gjitha komuniteteve në Kosovë
Kryetarja e Këshilli Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi kanë pritur në takim një delegacion të komunitetit turk në Kosovë, me të cilët [...]
Projekti QAINT fton kompanitë e interesuara të dorëzojnë oferta për furnizim me pajisje elektronike dhe ICT për AKA-në
Projekti QAINT fton kompanitë e interesuara të paraqesin oferta për: Furnizimi me pajisje elektronike dhe ICT për Agjencinë Kosovare të Akreditimit (AKA). Nëse jeni të interesuar, gjeni linkun e mëposhtëm për të parë dosjen e [...]
Kosova dhe Mali i Zi po bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) janë pritur në Podgoricë nga drejtuesit e Agjencisë së Malit të Zi për Kontroll dhe Sigurim të Cilësisë (ACQAHE) me të cilët kanë diskutuar bashkëpunimin ndërshtetëror në [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) shqyrtoi të gjitha raportet e ekspertëve ndërkombëtarë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 14.07.2022, mbledhjen e 102-të me radhë në të cilën janë shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Pas këtyre vendimeve, [...]
KAA mbanë një sesion informues me IAL për metodologjinë e monitorimit dhe procedurat pas-akredituese
Me mbështetjen e projektit QAINT i implementuar nga Qendra për Arsim e Kosovës, me datën 13 korrik 2022, AKA ka mbajtur një sesion informues me IAL të Republikës se Kosovës për metodologjinë e monitorimit dhe [...]
KSHC ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë; hapet rruga për shpalljen e konkurseve
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 101-të, të mbajtur më 30.06.2022, ka shqyrtuar dhe aprovuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë, duke krijuar mundësinë për shpalljen e konkurseve [...]