Këshilli Shtetëror i Cilësisë shqyrtoi raportet e ekspertëve ndërkombëtarë për programet PhD
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e 104-të, të mbajtur më 01.09.2022, i ka shqyrtuar dhe ka vendosur për raportet e ekspertëve ndërkombëtarë për programet e doktoratës.
Në këtë mbledhje KShC ka shqyrtuar dhe ka marrë vendim për të gjitha ankesat dhe kërkesat e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. Janë shqyrtuar dhe është vendosur edhe për vendimet dhe rekomandimet e Komisionit të Ankesave në kuadër të AKA-së.
Një pikë e veçantë e shqyrtimit në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë ishte edhe diskutimi për ecurinë e punëve për hartimin e dokumentit Kosovo Subject Area Code. Ky dokument do t’u mundësojë institucioneve të arsimit të lartë që të identifikojnë dhe të përshtatin stafin akademik me programin e studimit në të cilin ata do të jenë bartës.
KShC ka diskutuar edhe për ecurinë e përgatitjeve për Konferencën ndërkombëtare të AKA-së e cila pritet të mbahet më 26 tetor të këtij viti në Prishtinë.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]