Logoja dhe kredencialet e Agjencisë së Akreditimit vendosen në ueb faqen e ENQA-s
Në ueb faqen zyrtare të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) është vendosur edhe logoja dhe kredencialet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).
Kjo është mundësuar pasi që Bordi i ENQA i ka dhënë statusin “affiliate” Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Me rekomandimin e ENQA të gjitha vendimet dhe komunikimet e AKA do ta mbajnë edhe logon “ENQA Affiliate”.
Më 3 shtator 2022, drejtoresha e ENQA, Anna Gover, i ka konfirmuar drejtorit të AKA-së, Naim Gashi, se është pranuar aplikacioni i AKA-së për Statusin anëtar “affiliate”.
Ky vendim erdhi pasi që AKA ka bërë progres në zbatimin e rekomandimeve të ENQA dhe ka raportuar aktivitete konkrete për garantimin e cilësisë në arsimin e lartë konform standardeve evropiane të cilësisë (ESG).
ENQA u krijua për herë të parë në vitin 2000 si Rrjeti Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë për të promovuar bashkëpunimin evropian në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Në vitin 2004, ajo u bë Asociacioni Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë me synimin për të kontribuar në ruajtjen dhe rritjen e cilësisë së arsimit të lartë evropian dhe për të vepruar si një forcë kryesore lëvizëse për zhvillimin e sigurimin e cilësisë në të gjitha vendet nënshkruese të Procesit të Bolonjës.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]