Përfaqësues të Ambasadës Amerikane për vizitë në Agjencinë e Akreditimit
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, kanë pritur në takim përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Prishtinë, znj. Kelsey De Rinaldis, zëvendës zyrtare për çështje publike dhe znj. Remzije Potoku, specialiste në Ambasadën Amerikane për politika të edukimit.
Në takim është diskutuar për përkrahjen institucionale dhe financiare të Ambasadës Amerikane për Agjencinë e Kosovës për Akreditim si dhe për punën e AKA-së në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, tha se AKA po e realizon me sukses planin për zbatimin e rekomandimeve të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe për ngritjen e cilësisë në programet studimore.
Kryetarja Ilazi tha se me përkrahjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, janë forcuar kapacitetet teknike të AKA-së për ofrimin e shërbimeve profesionale.
Znj. De Rinaldis është shprehur e kënaqur me suksesin që kanë treguar projektet amerikane në ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë së Akreditimit. Ajo ka shprehur gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimi në funksion të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]