Komisioni Evropian: Agjencia e Akreditimit ka zbatuar rekomandimet e ENQA-s
Komisioni Evropian, në Raportin për Kosovës që u publikua më 12.10.2022 në Bruksel, ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim ka zbatuar rekomandimet e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) që lidhen me pavarësi institucionale dhe financiare.
“Pas përjashtimit nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA) ka zbatuar rekomandimet që kanë të bëjnë me pavarësinë institucionale dhe financiare, si dhe rritjen e numrit të stafit”, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovë.
Pavarësia institucionale dhe financiare dhe rritja e kapaciteteve humane kanë qenë rekomandimet kryesore të cilat AKA i ka zbatuar për të marrë statusin “affiliate” në ENQA.
Raporti i Komisionit Evropian flet edhe për përkushtimin dhe suksesin e Agjencisë së Akreditimit për zbatimin e rekomandimeve për kthim në ENQA dhe Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
“Agjencia Kosovare e Akreditimit vazhdoi përpjekjet për të rifituar anëtarësimin në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Regjistrin Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.
Raporti i Komisionit Evropian e ka mirëpritur vendimin e Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci për luftimin e plagjiaturës.
“Ministria (e Arsimit) ka miratuar një vendim për përputhshmërinë e punimeve shkencore dhe publikimeve të personelit akademik me etikën në kërkimin shkencor, duke i detyruar udhëheqësit e programeve (akademike) të ngarkojnë kërkimet e tyre në platforma të indeksuara përpara akreditimit të programeve të tyre”, thuhet në raport.
Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më parë ta miratoj Ligjin për AKA-në.
“Ligji për AAK ende nuk është miratuar nga Kuvendi… Kosova duhet të miratojë Ligjin për Agjencinë e Akreditimit, për të rritur pavarësinë e saj operative dhe transparencën e emërimeve të menaxhmentit të AKA-së”, thuhet në raport.
Në pjesën e raportit që flitet për AKA-në, Komisioni Evropian ka rekomanduar që të vazhdojë procesi i procedurave pas-akredituese për monitorimin e institucioneve të arsimit të lartë, të cilën AKA është duke e zbatuar me shumë përpikëri.
Agjencia e Akreditimit e çmon pjesën e Raportit të Komisionit Evropian në pjesën ku flitet për punën e AKA-së dhe e konsideron si motivues për stafin për të vazhduar më me përkushtim punën për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]