Përmbyllet me sukses procesi i deklarimit për 2835 staf akademik në Kosovë
Në mbledhjen e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), të mbajtur më 01.11.2022, është konstatuar se mbrëmë në mesnatë është përmbyllur me sukses procesi i deklarimit të 2835 staf akademik në Republikën e Kosovës.
Më 31.10.2022 ka përfunduar edhe procesi i aplikimit për akreditim dhe riakreditim të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre studimore.
Konform udhëzimit administrativ, deklarimi i stafit akademik bëhet nga data 1 deri më 31 tetor të secilit vit në platformën elektronike të AKA-së të quajtur E-Akreditimi.
Ekipi i AKA-së ka konstatuar se platforma elektronike E-Akreditimi ka qenë në funksionalitet të plotë, pa asnjë minutë ndërprerje dhe ka qenë e monitoruar 24 orë në ditë gjatë gjithë muajit tetor.
Ekipi i AKA-së ka ofruar përkrahje teknike për mbi 250 staf akademik nëpërmes emailit dhe për mbi 200 staf akademik nëpërmes telefonit.
AKA konstaton se asnjë staf akademik nuk ka mbetur pa u deklaruar për shkaqe teknike. Deklarimi i stafit akademik është obligim ligjor për të gjitha programet që kanë akreditim paraprak dhe për ato që do të futen në proces të akreditimit dhe riakreditimit.
Deklarimi i stafit akademik është edhe objekt i procesit të monitorimit dhe procedurave pas-akredituese që zhvillon AKA gjatë një viti akademik.
Agjencia e Kosovës për Akreditim ju uron një vit të suksesshëm akademik të gjitha institucioneve të arsimit të lartë, studentëve dhe mësimdhënësve.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]