Me iniciativën e saj, AKA bëhet anëtare e Rrjetit Global të Integritetit Akademik (GAIN)
Sot, më 5 dhjetor 2022, AKA mori pjesë në takimin inaugurues të Rrjetit Global të Integritetit Akademik. AKA u përfaqësua nga z. Flamur Abazaj, ku rrjeti mbajti takimin e parë, dhe u prezantuan të gjithë anëtarët e synuar të rrjetit dhe dhanë komente për një sërë temash të prezantuara nga kryesuesit e rrjetit.
Rrjeti Global i Integritetit Akademik është një konsorcium agjencish për cilësinë dhe integritetin e arsimit në mbarë botën që bashkojnë forcat për të luftuar rritjen e shërbimeve tregtare të mashtrimit akademik që synojnë studentët, dhe ai mbështetet nga një sërë organesh të rëndësishme ndërkombëtare arsimore, si ENQA, Rrjeti Evropian për Integritetin Akademik dhe ETINED.
I themeluar nga Agjencia e Cilësisë dhe Kualifikimeve e Irlandës dhe Agjencia e Cilësisë dhe Standardeve të Arsimit Terciar të Australisë (TEQSA), rrjeti synon të trajtojë operacionet e mashtrimit komercial, të mbrojë studentët, kualifikimet dhe integritetin e sistemeve kombëtare të arsimit.
GAIN do të ndajë përvoja dhe burime për të ndihmuar juridiksionet e tjera të zhvillojnë legjislacionin, qasjet rregullatore dhe kornizat që penalizojnë lehtësimin dhe reklamimin e shërbimeve të mashtrimit.
AKA në përpjekjet e saj për të rritur nivelet e integritetit akademik në Kosovë, do të ndajë praktikat më të mira të ofruara nga rrjeti dhe do të sigurohet që të jetë e përditësuar me trendet ndërkombëtare në parandalimin e mashtrimeve dhe shkeljeve të integritetit akademik.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]
Naim Gashi rizgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, e ka rizgjedhur Naim Gashin, për një mandat të dytë katërvjeçar në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). [...]
AKA nisi procesin e akreditimit me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit për vitin 2023, i cili po zhvillohet me prezencë fizike të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Fillimisht ekspertët ndërkombëtarë po zhvillojnë procesin e vlerësimit në [...]
KSHC i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 108-të, e cila ka zgjatur tri ditë, i ka shqyrtuar aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë për akreditim institucional, [...]