Kosova dhe Sllovakia po bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) është pritur në Bratislavë nga drejtuesit e Agjencisë së Akreditimit të Sllovakisë për Arsimin e Lartë (SAAVS), me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin në fushën e cilësisë në arsimin e lartë, shkëmbimet akademike dhe mundësinë e projekteve të përbashkëta.
Delegacioni i AKA-së përbëhej nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, drejtori i përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi si dhe zyrtarja e lartë për akreditim, Ilirjanë Ademaj Ahmeti.
Nga ana e Sllovakisë ishin nikoqir profesori Robert Redhammer, kryetar i Bordit të SAAVS, profesori René Matlovič, zëvendëskryetar i Bordit dhe Dušan Faktor, udhëheqës i Zyrës së SAAVS.
Gjatë takimit, Kryetarja e KShC-së, Hasnije Ilazi, ka prezantuar punën e AKA-së në proceset e akreditimit, krijimin e mekanizmave për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë, si dhe për zbatimin e të gjitha rekomandimeve për rikthimin e plotë në Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Kryetarja Ilazi ka thënë se në Kosovë është krijuar një kohezion shoqëror nga të gjithë akterët në arsimin e lartë për përkrahjen e AKA-së në ngritjen e cilësisë për programet e studimit.
Kreu i Agjencisë së Sllovakisë, profesori Redhammer ka thënë se SAAVS i është nënshtruar gjatë këtij viti vlerësimit final për anëtarësim në ENQA dhe ka treguar përvojat sllovake në plotësimin e rekomandimeve.
Kryetari Redhammer ka pranuar ftesën e Kryetares Ilazi që ekspertët e akreditimit të Sllovakisë të përfshihen në procesin e akreditimit në Kosovë.
Ilazi i ka ftuar drejtuesit e SAAVS që të marrin pjesë në Konferencën ndërkombëtare të AKA-së, që do të mbahen në Prishtinë më 26 shtator 2023.
Të dy delegacionet janë pajtuar për ta vazhduar bashkëpunimin në projekte të përbashkëta ndërkombëtare që lidhen me mekanizmat e sigurimit të cilësisë.
Antare e plotë në:
![20200520182616888-thumb[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/20200520182616888-thumb1-300x132.jpg)
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA pjesë e shkëmbimit të stafit me Agjencinë Gjermane të Akreditimit ASIIN
Zyrtari i Lartë për Vlerësim dhe Monitorim në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), Shkelzen Gërxhaliu, po qëndron në Dusseldorf të Gjermanisë si pjesë e shkëmbimit të stafit me agjencinë homologe gjermane, Agjencia e Akreditimit [...]
AKA dhe UP organizuan sesion informues lidhur me standardet dhe procesin e akreditimit të programeve akademike
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Rektorati i Universitetit të Prishtinë kanë organizuar më 16.05.2023 një sesion informues lidhur me standardet dhe procesin e akreditimit të programeve akademike, në të cilin kanë marrë pjesë [...]
Kosova dhe Sllovakia po bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) është pritur në Bratislavë nga drejtuesit e Agjencisë së Akreditimit të Sllovakisë për Arsimin e Lartë (SAAVS), me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin në fushën [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e rregullt të 111-të me radhë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 14.04.2023 mbledhjen e rregullt, në të cilën janë diskutuar disa pika të rendit të ditës. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe [...]
AKA dhe Ambasada e Italisë bisedojnë për mundësinë e hapjes së programeve në gjuhën italiane
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e hapjes së [...]
Agjencia e Akreditimit pjesë e konferencës së ENQA-EQAR për cilësinë në arsimin e lartë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë pjese e konferencës së organizuar në Bruksel nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në [...]