{"id":29517,"date":"2023-11-09T17:18:47","date_gmt":"2023-11-09T15:18:47","guid":{"rendered":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/?p=9422"},"modified":"2023-11-09T17:18:47","modified_gmt":"2023-11-09T15:18:47","slug":"progres-i-jashtezakonshem-ne-sigurimin-e-cilesise-ne-kosove-dhe-sfidat-e-ardhshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/sq\/progres-i-jashtezakonshem-ne-sigurimin-e-cilesise-ne-kosove-dhe-sfidat-e-ardhshme\/","title":{"rendered":"Progres i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb sigurimin e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe sfidat e ardhshme"},"content":{"rendered":"<p><strong>P\u00ebrfundimet e nxjerra nga Konferenca Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e AKA-s\u00eb 2023 p\u00ebr sigurimin e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>T\u00eb mbledhura dhe t\u00eb shkruara nga Klemen Miklavi\u010d, Aqim Emurli dhe Arta Basha-Jakupi<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prishtin\u00eb, 26.09.2023<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li><strong> Hyrje<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb vend i ri evropian sui generis. Anketat dhe atmosfera e p\u00ebrgjithshme n\u00eb popullat\u00ebn e saj tregon qart\u00eb afinitetin me vlerat dhe normat evropiane. Identiteti i fort\u00eb evropian i b\u00ebn banor\u00ebt dhe shoq\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs nd\u00ebr komunitetet m\u00eb t\u00eb orientuara drejt BE-s\u00eb n\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebn. Prandaj, ekziston nj\u00eb legjitimitet i fort\u00eb p\u00ebr miratimin e zgjidhjeve normative evropiane n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb arsimin e lart\u00eb. Sigurimi i cil\u00ebsis\u00eb (SC) n\u00eb arsimin e lart\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mekanizmat m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb politikave q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb legjislacionin komb\u00ebtar n\u00ebp\u00ebrmjet nismave nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb Bolonj\u00ebs. Kosova nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim n\u00eb k\u00ebt\u00eb, edhe pse ende nuk \u00ebsht\u00eb shtet an\u00ebtar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb konference me pjes\u00ebmarrje t\u00eb lart\u00eb n\u00eb tem\u00ebn e SC-s\u00eb (rreth 180 pjes\u00ebmarr\u00ebs) u zhvillua nj\u00eb diskutim shum\u00eb aktual mbi t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb e tij me pjes\u00ebmarrjen dhe kontributin e t\u00eb ftuarve t\u00eb shquar nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe vendas, duke p\u00ebrfshir\u00eb Kryeministrin dhe Ministrin (Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit), p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucioneve evropiane p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb (t\u00eb udh\u00ebhequr nga Kryetari i RESC-s\u00eb, ish-Drejtori i RESC-s\u00eb dhe Z\u00ebvend\u00ebs Presidenti i ShESC-s\u00eb), rektor\u00eb dhe stafi i lart\u00eb drejtues i institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, ambasador\u00ebt n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, stafi akademik, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, donator\u00eb, ekspert\u00eb dhe vler\u00ebsues nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe mysafir\u00eb nga vendet fqinje. Konferenca u nda n\u00eb pes\u00eb pjes\u00eb: Pjesa hyr\u00ebse iu kushtua fjalimeve institucionale t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit dhe t\u00eb ftuarve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasuar nga reflektimi mbi zhvillimin e AKA-s\u00eb dhe p\u00ebrfundimisht nga tri panele tematike q\u00eb adresuan SC-n\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb nga perspektiv nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rajonale dhe k\u00ebndv\u00ebshtrimi i pal\u00ebve t\u00eb interesit<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a>.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong>Arsimi si institucion konstituiv i shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Fol\u00ebsi kryesor, kryeministri z. Albin Kurti p\u00ebrkujtoi se sa qendror ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb Universiteti i Prishtin\u00ebs p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Si institucioni ky\u00e7 i shoq\u00ebris\u00eb, ai nxori elit\u00ebn intelektuale dhe mund\u00ebsoi procesin e emancipimit shoq\u00ebror gjat\u00eb viteve vendimtare t\u00eb historis\u00eb son\u00eb. Roli emancipues i arsimit t\u00eb lart\u00eb ka vazhduar edhe pas pavar\u00ebsis\u00eb. Roli qendror social dhe kulturor i universiteteve nuk \u00ebsht\u00eb unik vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb. Arsimi i Lart\u00eb ka pasur rol ky\u00e7 n\u00eb nd\u00ebrtimin e qytet\u00ebrimit evropian. Z. Stephan Lauwick, presidenti i RESC-s\u00eb shtoi perspektiv\u00ebn e tij nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb: Ai foli p\u00ebr vlerat dhe kultur\u00ebn. Roli i SC \u00ebsht\u00eb qendror n\u00eb nxitjen e arsimit t\u00eb lart\u00eb kuptimplot\u00eb p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e saj inauguruese, znj. Hasnije Iliazi, kryetarja e Bordit t\u00eb AKA-s\u00eb (K\u00ebshilli Shtet\u00ebror p\u00ebr Cil\u00ebsi) e cil\u00ebsoi arsimin e lart\u00eb si institucion konstituiv p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shoq\u00ebris\u00eb dhe shtetit. Krijimi i shoq\u00ebris\u00eb dhe shtetit k\u00ebrkon cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, prandaj sigurimi i cil\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb institucioni ky\u00e7 p\u00ebr shtetin e pavarur dhe sovran t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, koh\u00ebt po ndryshojn\u00eb dhe sfidat p\u00ebr Kosov\u00ebn jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs ekonomike. Ministrja Arb\u00ebrie Nagavci foli p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mekanizmave t\u00eb duhur rregullues n\u00eb arsimin e lart\u00eb. Sektori p\u00ebrjetoi nj\u00eb transformim t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e af\u00ebrt. Sigurimi i cil\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces thelb\u00ebsor n\u00eb nj\u00eb sektor kaq dinamik dhe \u00ebsht\u00eb qen\u00ebsor n\u00eb p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb popullsie jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe rinore p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe tregun e pun\u00ebs.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong>Perspektiva nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>Roli drejtues i organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p>Akter\u00ebt e nivelit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb fush\u00ebn e SC-s\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb kan\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb zhvillimin e sistemeve t\u00eb SC-s\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e rajonit. Standardet dhe Udh\u00ebzimet Evropiane (ESG) p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shtyt\u00ebs t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb ndryshimit dhe zhvillimit t\u00eb procedurave dhe praktikave t\u00eb SC-s\u00eb, si\u00e7 u d\u00ebshmua n\u00eb detaje nga Sandra Bezjak dhe Franci Dem\u0161ar, drejtor\u00eb p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb agjencive kroate dhe sllovene t\u00eb SC-s\u00eb. Vet\u00ebdijen p\u00ebr rolin e tyre e shpreh\u00ebn edhe t\u00eb ftuarit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb nga RESC-ja dhe ShESC-ja. N\u00eb t\u00eb dyja rastet ndihma dhe udh\u00ebzimi do t\u00eb jet\u00eb me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe, nd\u00ebr t\u00eb tjera, u p\u00ebrmend se sigurimi i cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb madhe, duke siguruar q\u00eb student\u00ebt t\u00eb marrin arsim cil\u00ebsor q\u00eb i plot\u00ebson nevojat e industris\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb, si dhe siguron q\u00eb programet dhe sh\u00ebrbimet e studimit t\u00eb ofruara nga IAL-t\u00eb i plot\u00ebsojn\u00eb standardet e p\u00ebrcaktuara, jan\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe p\u00ebrmir\u00ebsohen vazhdimisht &#8211; duke promovuar p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb, transparenc\u00ebn dhe p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb arsimore n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet (m\u00ebsimdh\u00ebnie, hulumtime dhe misionin social). Pjes\u00ebmarrja n\u00eb forumet evropiane p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet arsimore inkurajon proceset e brendshme t\u00eb modernizimit dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb rastin konkret t\u00eb Kosov\u00ebs, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb strukturat nd\u00ebrkomb\u00ebtare mund t&#8217;i n\u00ebnshtrohet forcave t\u00eb jashtme politike. Mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb u krijuan me q\u00ebllim t\u00eb forcimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe evropianizimit t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb do t&#8217;i japin p\u00ebrpar\u00ebsi zhvillimit t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb cil\u00ebsor n\u00eb vend t\u00eb loj\u00ebs s\u00eb pushtetit politik dhe strategjik mes shteteve t\u00eb rajonit dhe aleat\u00ebve t\u00eb tyre global\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Kosova ka b\u00ebr\u00eb hapa serioz\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb pritshm\u00ebrive t\u00eb komunitetit evropian t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb. Sipas znj. Nagavci kjo shihet ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb respektimin ESG-s\u00eb dhe n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb agjencis\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb ndoshta aspektet m\u00eb t\u00eb spikatura p\u00ebr nj\u00eb agjenci t\u00eb SC-s\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kualifikohet si agjenci e besueshme nga Zona Evropiane e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb (EHEA). Progresi u vu re edhe nga mysafir\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Shk\u00eblqesia e Tij Z. Georg Schnitzer, ambasadori i Austris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong>Perspektiva vendore<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>Pavar\u00ebsia e Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Akreditim (AKA)<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nivelin vendor, puna duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb me ritmin mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs t\u00eb viteve t\u00eb fundit. Pavar\u00ebsia e AAK-s\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik. Humbja e statusit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb ShESC dhe \u00e7regjistrimi nga RESC-ja pat\u00ebn jehon\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe strukturat qeveris\u00ebse t\u00eb nj\u00eb vendi q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vendosur t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i plot\u00eb i integrimit evropian. Pavar\u00ebsia mb\u00ebshtetet n\u00eb kushte m\u00eb elementare. Z. Kurti p\u00ebrmendi tri thelb\u00ebsoret: (e para) pavar\u00ebsia institucionale e cila i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb AKA-s\u00eb me ligjin e sapomiratuar p\u00ebrmes qeverisjes, strukturave organizative dhe procedurave t\u00eb duhura, (e dyta) pavar\u00ebsia financiare dhe ndonj\u00ebher\u00eb e anashkaluar, (e treta) parakushti \u2013 kapaciteti profesional i agjencis\u00eb. Drejtori i AKA-s\u00eb Naim Gashi konfirmoi se resurset e ndara mund\u00ebsojn\u00eb q\u00eb stafi t\u00eb rritet nga 11 n\u00eb 17 deri n\u00eb fund t\u00eb vitit. \u00cbsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb ky trend t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb vitet n\u00eb vijim dhe q\u00eb objektet e reja t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb vazhdimin e progresit t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb AAK-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Arsimi i lart\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebri gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe dialog<\/strong><\/p>\n<p>Tri prioritetet e ardhshme t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb sigurimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, sipas znj. Iliazi, jan\u00eb a) nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimi i arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe zbatimi i standardeve p\u00ebrkat\u00ebse; b) dialogu nd\u00ebrmjet t\u00eb gjitha grupeve shoq\u00ebrore dhe c) bashk\u00ebpunimi rajonal p\u00ebr zbatimin e ESG-s\u00eb dhe njohja e kualifikimeve dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rritja e l\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb s\u00eb student\u00ebve dhe l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb t\u00eb rinjve. T&#8217;i jepet prioritet arsimit t\u00eb lart\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb trajtohet p\u00ebrqindja relativisht e lart\u00eb e t\u00eb rinjve q\u00eb do ta form\u00ebsojn\u00eb t\u00eb ardhmen e vendit. K\u00ebto fjal\u00eb i plot\u00ebsoi edhe z. Enis Kervan, deputet i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili solli n\u00eb diskutim shoq\u00ebrin\u00eb shum\u00ebngjyr\u00ebshe kosovare me shum\u00eb komunitete q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb t\u00eb. Politikat duhet t\u2019i p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto komunitete n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb begat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rritja e transparenc\u00ebs, llogaridh\u00ebnies dhe integritetit<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>Milan Pol, ekspert i vler\u00ebsimit me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb institucionet dhe programet e arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb raportoi p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Ai theksoi entuziazmin e madh t\u00eb stafit akademik dhe ve\u00e7an\u00ebrisht stafit t\u00eb AKA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara rritjen e transparenc\u00ebs dhe integritetit t\u00eb procedurave t\u00eb AKA-s\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00ebra nga prioritetet. Z. Gashi dha shembullin e pranis\u00eb s\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb takimet vendimmarr\u00ebse si nj\u00eb nga hapat madhor\u00eb n\u00eb avancimin e standardeve t\u00eb transparenc\u00ebs, llogaridh\u00ebnies dhe qasjes s\u00eb publikut n\u00eb procesin e SC-s\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Ekzistojn\u00eb edhe sfida t\u00eb integritetit n\u00eb arsimin e lart\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej mund\u00ebsive t\u00eb AKA-s\u00eb. N\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe ato rrjedhin nga zgjerimi i sektorit dhe rritja e shpejt\u00eb e numrit t\u00eb student\u00ebve t\u00eb regjistruar. Prandaj, ekziston nevoja p\u00ebr rregulla m\u00eb t\u00eb rrepta n\u00eb lidhje me integritetin akademik, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb hulumtimet shkencore dhe kualifikimet e doktorat\u00ebs. Nj\u00eb ambicie e mir\u00ebseardhur e propozuar nga ministrja Nagavci \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha tezat e doktorat\u00ebs t\u00eb publikohen dhe t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb publikut.<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><strong>Sfidat e ardhshme<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>Kosova si pjes\u00eb e ZEAL-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb diskutimin u ngrit\u00ebn disa sfida t\u00eb dukshme q\u00eb do ta mbajn\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb komunitetin kosovar t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe qeverin\u00eb n\u00eb vitet n\u00eb vijim. Prioriteti kryesor mbetet p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta njohur AKA-n\u00eb si an\u00ebtare t\u00eb ShESC-s\u00eb dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb rrug\u00ebn e saj drejt RESC-s\u00eb. Q\u00ebllimi kryesor \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e plot\u00eb e ZEAL-s\u00eb dhe procesit t\u00eb Bolonj\u00ebs. Nga inputet dhe diskutimet, ishte e qart\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb ndoshta m\u00eb e p\u00ebrgatitur se shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ZEAL-s\u00eb, por situata shqet\u00ebsuese politike \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb krijon pengesa p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e nevojshme n\u00eb tryez\u00ebn e komunitetit evropian t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Bashk\u00ebpunimi rajonal n\u00eb SC dhe njohja e kualifikimeve<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e niveleve t\u00eb pabarabarta t\u00eb zhvillimit t\u00eb SC-s\u00eb n\u00eb rajon b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e dukshme. K\u00ebt\u00eb e vuri re edhe z. Lauwick nga perspektiva e tij evropiane. T\u00eb diplomuarit nga institucionet e arsimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendeve fqinje k\u00ebrkojn\u00eb vende pune dhe vazhdimin e studimeve n\u00eb Kosov\u00eb. Disa institucione kosovare t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb pun\u00ebsojn\u00eb doktorant\u00eb t\u00eb diplomuar nga rajoni si staf akademik. Kjo praktik\u00eb sugjeron nevoj\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb si n\u00eb SC ashtu edhe n\u00eb njohjen e kualifikimeve p\u00ebr t\u00eb shmangur mosbesimin apo edhe abuzimet e mundshme. Znj. Kumrije Gagica nga NARIC Kosova prezantoi nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mir\u00ebpritur rajonale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr njohjen e kualifikimeve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb. P\u00ebr momentin marr\u00ebveshja kufizohet n\u00eb sektorin publik, q\u00eb e p\u00ebrjashton nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb. Mbetet shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrfundimisht koherenc\u00eb dhe besim n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Paqja e q\u00ebndrueshme nd\u00ebrtohet edhe me \u201curat\u201d q\u00eb i krijojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb studimit, prandaj t\u00eb rinjt\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr l\u00ebvizshm\u00ebri studimore dhe njohje t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb arritjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Pal\u00ebt e interesit n\u00eb sigurimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00ebra prej fazave t\u00eb ardhshme t\u00eb zhvillimit t\u00eb sigurimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb kosovar do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshirja e pal\u00ebve kryesore t\u00eb interesit. Student\u00ebt tashm\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb deri diku, por me ligjin e ri p\u00ebr AKA-n\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsimi i organizuar i student\u00ebve do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb KKC, pra nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb vendimet p\u00ebr akreditim. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej paneleve, edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi nga radh\u00ebt e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve tregoi se mund t\u00eb artikulohen n\u00eb lidhje me arsimin e lart\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb procesin e SC-s\u00eb. P\u00ebrfshirja e pal\u00ebve t\u00eb interesit n\u00eb form\u00ebsimin e arsimit t\u00eb lart\u00eb modern evropian ka qen\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb procesin e Bolonj\u00ebs. Kjo u shtjellua gjer\u00ebsisht edhe n\u00eb prezantimin e znj. Kristina Ghituilica, n\u00ebnkryetare e ShESC-s\u00eb. Ajo p\u00ebrkujtoi se ESG-t\u00eb jan\u00eb krijuar nga organizatat p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb interesit. N\u00eb fund, Z. Colin T\u00fcck, ish-Drejtori i RESC-s\u00eb prezantoi n\u00eb konferenc\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshirjes dhe arritjeve t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb interesit n\u00eb arsimin e lart\u00eb.<\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-9423 size-fusion-600\" src=\"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/wp-content\/uploads\/02-Picture-3-600x400.jpeg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-9424 size-fusion-600\" src=\"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/wp-content\/uploads\/03-Picture-3-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-9425 size-fusion-600\" src=\"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/wp-content\/uploads\/04-Picture-2-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" \/><\/p>\n<table width=\"636\">\n<tbody>\n<tr>\n<td width=\"636\"><u>Fol\u00ebsit n\u00eb konferenc\u00eb (n\u00eb radh\u00eb t\u00eb paraqitjes): <\/u><br \/>\nZnj. Hasnije Ilazi, Kryetare e Bordit t\u00eb AKA-s\u00eb;<br \/>\nZ. Albin Kurti, Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs;<br \/>\nZnj. Arb\u00ebrie Nagavci, Ministre, MASHTI;<br \/>\nZ. Enis Kervan, deputet i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Komisioni p\u00ebr Arsim;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Z. Georg Schnetzer, Shk\u00eblqesia e Tij Ambasadori i Austris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb;<br \/>\nZ. Naim Gashi, Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i AKA-s\u00eb;<br \/>\nZ. Milan Pol, Universiteti Masaryk i Republik\u00ebs \u00c7eke, ekspert i vler\u00ebsimit t\u00eb AKA-s\u00eb;<br \/>\nZ. Stephane Lauwick, RESC, Kryetar;<br \/>\nZnj. Kristina Ghitulica, ShESC, Z\u00ebvend\u00ebs Kryetare;<br \/>\nZ. Iring Wasser, Drejtor Ekzekutiv i ASIIN (Gjermani);<br \/>\nZ. Franci Demsar, SQAA (Slloveni), Drejtor;<br \/>\nZnj. Sandra Bezjak, AZVAO (Kroaci);<br \/>\nZnj. Kumrije Gagica, Drejtoresh\u00eb e NARIC Kosova;<br \/>\nZ. Qerim Qerimi, Universiteti i Prishtin\u00ebs, Rektor;<br \/>\nZnj. Diellza Ibrahimi, Unioni i Student\u00ebve t\u00eb Kolegjit AAB;<br \/>\nZ. Mergim Cahani, Gjiarafa, Drejtor Ekzekutiv;<br \/>\nZ. Colin T\u00fcck, Drejtor i RESC deri n\u00eb vitin 2023.<br \/>\n<strong><u><br \/>\nModerator\u00ebt dhe Raportuesi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i konferenc\u00ebs<\/u><\/strong><br \/>\nAqim Emurli (Moderator i panelit 1 p\u00ebr perspektiv\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare)<br \/>\nKlemen Miklavi\u010d (Moderator i panelit 2 p\u00ebr perspektiv\u00ebn rajon dhe Raportues i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i konferenc\u00ebs)<br \/>\nArta Basha &#8211; Jakupi (Moderatore e panelit 3 p\u00ebr perspektiv\u00ebn e pal\u00ebve t\u00eb interesit)<\/td>\n<\/tr>\n<\/tbody>\n<\/table>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Ky artikull synon t\u00eb jet\u00eb reflektim p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen dhe diskutimet e konferenc\u00ebs, prandaj nuk e ndjek struktur\u00ebn e konferenc\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfundimet e nxjerra nga Konferenca Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e AKA-s\u00eb 2023 p\u00ebr sigurimin e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb T\u00eb mbledhura dhe t\u00eb shkruara nga Klemen Miklavi\u010d, Aqim Emurli dhe Arta Basha-Jakupi Prishtin\u00eb, 26.09.2023 Hyrje Kosova \u00ebsht\u00eb vend i ri evropian sui generis. Anketat dhe atmosfera e p\u00ebrgjithshme n\u00eb popullat\u00ebn e saj tregon qart\u00eb afinitetin me vlerat dhe normat evropiane. Identiteti i fort\u00eb evropian i b\u00ebn banor\u00ebt dhe shoq\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs nd\u00ebr komunitetet m\u00eb t\u00eb orientuara drejt BE-s\u00eb n\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebn. Prandaj, ekziston nj\u00eb legjitimitet i fort\u00eb p\u00ebr miratimin e zgjidhjeve normative evropiane n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb arsimin e lart\u00eb. Sigurimi i cil\u00ebsis\u00eb (SC) n\u00eb arsimin e lart\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mekanizmat m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb politikave q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb legjislacionin komb\u00ebtar n\u00ebp\u00ebrmjet nismave nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb Bolonj\u00ebs. Kosova nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim n\u00eb k\u00ebt\u00eb, edhe pse ende nuk \u00ebsht\u00eb shtet an\u00ebtar. Gjat\u00eb nj\u00eb konference me pjes\u00ebmarrje t\u00eb lart\u00eb n\u00eb tem\u00ebn e SC-s\u00eb (rreth 180 pjes\u00ebmarr\u00ebs) u zhvillua nj\u00eb diskutim shum\u00eb aktual mbi t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb e tij me pjes\u00ebmarrjen dhe kontributin e t\u00eb ftuarve t\u00eb shquar nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe vendas, duke p\u00ebrfshir\u00eb Kryeministrin dhe Ministrin (Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit), p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucioneve evropiane p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb (t\u00eb udh\u00ebhequr nga Kryetari i RESC-s\u00eb, ish-Drejtori i RESC-s\u00eb dhe Z\u00ebvend\u00ebs Presidenti i ShESC-s\u00eb), rektor\u00eb dhe stafi i lart\u00eb drejtues i institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, ambasador\u00ebt n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, stafi akademik, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, donator\u00eb, ekspert\u00eb dhe vler\u00ebsues nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe mysafir\u00eb nga vendet fqinje. Konferenca u nda n\u00eb pes\u00eb pjes\u00eb: Pjesa hyr\u00ebse iu kushtua fjalimeve institucionale t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit dhe t\u00eb ftuarve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasuar nga reflektimi mbi zhvillimin e AKA-s\u00eb dhe p\u00ebrfundimisht nga tri panele tematike q\u00eb adresuan SC-n\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb nga perspektiv nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rajonale dhe k\u00ebndv\u00ebshtrimi i pal\u00ebve t\u00eb interesit[1]. Arsimi si institucion konstituiv i shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb Fol\u00ebsi kryesor, kryeministri z. Albin Kurti p\u00ebrkujtoi se sa qendror ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb Universiteti i Prishtin\u00ebs p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Si institucioni ky\u00e7 i shoq\u00ebris\u00eb, ai nxori elit\u00ebn intelektuale dhe mund\u00ebsoi procesin e emancipimit shoq\u00ebror gjat\u00eb viteve vendimtare t\u00eb historis\u00eb son\u00eb. Roli emancipues i arsimit t\u00eb lart\u00eb ka vazhduar edhe pas pavar\u00ebsis\u00eb. Roli qendror social dhe kulturor i universiteteve nuk \u00ebsht\u00eb unik vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb. Arsimi i Lart\u00eb ka pasur rol ky\u00e7 n\u00eb nd\u00ebrtimin e qytet\u00ebrimit evropian. Z. Stephan Lauwick, presidenti i RESC-s\u00eb shtoi perspektiv\u00ebn e tij nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb: Ai foli p\u00ebr vlerat dhe kultur\u00ebn. Roli i SC \u00ebsht\u00eb qendror n\u00eb nxitjen e arsimit t\u00eb lart\u00eb kuptimplot\u00eb p\u00ebr rajonin. N\u00eb fjalimin e saj inauguruese, znj. Hasnije Iliazi, kryetarja e Bordit t\u00eb AKA-s\u00eb (K\u00ebshilli Shtet\u00ebror p\u00ebr Cil\u00ebsi) e cil\u00ebsoi arsimin e lart\u00eb si institucion konstituiv p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shoq\u00ebris\u00eb dhe shtetit. Krijimi i shoq\u00ebris\u00eb dhe shtetit k\u00ebrkon cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, prandaj sigurimi i cil\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb institucioni ky\u00e7 p\u00ebr shtetin e pavarur dhe sovran t\u00eb Kosov\u00ebs. Megjithat\u00eb, koh\u00ebt po ndryshojn\u00eb dhe sfidat p\u00ebr Kosov\u00ebn jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs ekonomike. Ministrja Arb\u00ebrie Nagavci foli p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mekanizmave t\u00eb duhur rregullues n\u00eb arsimin e lart\u00eb. Sektori p\u00ebrjetoi nj\u00eb transformim t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e af\u00ebrt. Sigurimi i cil\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces thelb\u00ebsor n\u00eb nj\u00eb sektor kaq dinamik dhe \u00ebsht\u00eb qen\u00ebsor n\u00eb p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb popullsie jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe rinore p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe tregun e pun\u00ebs. Perspektiva nd\u00ebrkomb\u00ebtare Roli drejtues i organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare Akter\u00ebt e nivelit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb fush\u00ebn e SC-s\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb kan\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb zhvillimin e sistemeve t\u00eb SC-s\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e rajonit. Standardet dhe Udh\u00ebzimet Evropiane (ESG) p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shtyt\u00ebs t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb ndryshimit dhe zhvillimit t\u00eb procedurave dhe praktikave t\u00eb SC-s\u00eb, si\u00e7 u d\u00ebshmua n\u00eb detaje nga Sandra Bezjak dhe Franci Dem\u0161ar, drejtor\u00eb p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb agjencive kroate dhe sllovene t\u00eb SC-s\u00eb. Vet\u00ebdijen p\u00ebr rolin e tyre e shpreh\u00ebn edhe t\u00eb ftuarit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb nga RESC-ja dhe ShESC-ja. N\u00eb t\u00eb dyja rastet ndihma dhe udh\u00ebzimi do t\u00eb jet\u00eb me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe, nd\u00ebr t\u00eb tjera, u p\u00ebrmend se sigurimi i cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb madhe, duke siguruar q\u00eb student\u00ebt t\u00eb marrin arsim cil\u00ebsor q\u00eb i plot\u00ebson nevojat e industris\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb, si dhe siguron q\u00eb programet dhe sh\u00ebrbimet e studimit t\u00eb ofruara nga IAL-t\u00eb i plot\u00ebsojn\u00eb standardet e p\u00ebrcaktuara, jan\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe p\u00ebrmir\u00ebsohen vazhdimisht &#8211; duke promovuar p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb, transparenc\u00ebn dhe p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb arsimore n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet (m\u00ebsimdh\u00ebnie, hulumtime dhe misionin social). Pjes\u00ebmarrja n\u00eb forumet evropiane p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet arsimore inkurajon proceset e brendshme t\u00eb modernizimit dhe jo vet\u00ebm. Megjithat\u00eb, n\u00eb rastin konkret t\u00eb Kosov\u00ebs, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb strukturat nd\u00ebrkomb\u00ebtare mund t&#8217;i n\u00ebnshtrohet forcave t\u00eb jashtme politike. Mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb u krijuan me q\u00ebllim t\u00eb forcimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe evropianizimit t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb do t&#8217;i japin p\u00ebrpar\u00ebsi zhvillimit t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb cil\u00ebsor n\u00eb vend t\u00eb loj\u00ebs s\u00eb pushtetit politik dhe strategjik mes shteteve t\u00eb rajonit dhe aleat\u00ebve t\u00eb tyre global\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Kosova ka b\u00ebr\u00eb hapa serioz\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb pritshm\u00ebrive t\u00eb komunitetit evropian t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb. Sipas znj. Nagavci kjo shihet ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb respektimin ESG-s\u00eb dhe n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb agjencis\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb ndoshta aspektet m\u00eb t\u00eb spikatura p\u00ebr nj\u00eb agjenci t\u00eb SC-s\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kualifikohet si agjenci e besueshme nga Zona Evropiane e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb (EHEA). Progresi u vu re edhe nga mysafir\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Shk\u00eblqesia e Tij Z. Georg Schnitzer, ambasadori i Austris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Perspektiva vendore Pavar\u00ebsia e Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Akreditim (AKA) N\u00eb nivelin vendor, puna duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb me ritmin mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs t\u00eb viteve t\u00eb fundit. Pavar\u00ebsia e AAK-s\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik. Humbja e statusit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb ShESC dhe \u00e7regjistrimi nga RESC-ja pat\u00ebn jehon\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe strukturat qeveris\u00ebse t\u00eb nj\u00eb vendi q\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":9423,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"give_campaign_id":0,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"ngg_post_thumbnail":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29517","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29517"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29517\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}