{"id":36534,"date":"2026-04-15T23:31:20","date_gmt":"2026-04-15T23:31:20","guid":{"rendered":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/?p=36534"},"modified":"2026-04-15T23:31:20","modified_gmt":"2026-04-15T23:31:20","slug":"adresimi-i-drejtorit-te-pergjithshem-te-aka-se-para-bordit-te-chea-se-ne-uashington","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/sq\/adresimi-i-drejtorit-te-pergjithshem-te-aka-se-para-bordit-te-chea-se-ne-uashington\/","title":{"rendered":"Adresimi i Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb AKA-s\u00eb para Bordit t\u00eb CHEA-s\u00eb n\u00eb Uashington"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Akreditim, Naim Gashi, n\u00eb adresimin e tij para Bordit t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Akreditimin e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb (CHEA) n\u00eb SHBA, theksoi se Republika e Kosov\u00ebs ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem modern dhe t\u00eb pavarur t\u00eb sigurimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb, plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizoi se Kosova, si nj\u00eb nga vendet m\u00eb proamerikane n\u00eb bot\u00eb, e sheh bashk\u00ebpunimin me Shtetet e Bashkuara si nj\u00eb partneritet strategjik p\u00ebr zhvillimin e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe se njohja e AKA-s\u00eb nga CHEA do t\u00eb forconte m\u00eb tej lidhjet akademike nd\u00ebrmjet universiteteve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe atyre amerikane.<\/p>\n<p><strong>Fjalimi i plot\u00eb i Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb AKA-s\u00eb, Naim Gashi, para Bordit t\u00eb CHEA<\/strong><br \/>\nUashington, SHBA, 09.03.2026<\/p>\n<p>I nderuari President i K\u00ebshilli p\u00ebr Akreditimin e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb (CHEA) n\u00eb SHBA,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar z\u00ebvend\u00ebspresident\u00eb dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bordit,<\/p>\n<p>I nderuari Kryesues i Komitetit t\u00eb Pranimit dhe t\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb,<br \/>\nT\u00eb nderuar panel vler\u00ebsues,<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj,<\/p>\n<p>Un\u00eb jam Naim Gashi, Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Akreditim, me akronimin AKA, institucioni i vet\u00ebm n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs q\u00eb merret me akreditimin, riakreditimin dhe validimin e akreditimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb vendin ton\u00eb. Un\u00eb jam n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb qe 6 vite dhe jam n\u00eb mandatin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Sot jam i shoq\u00ebruar nga znj. Fjoll\u00eb Ajeti, zyrtare e lart\u00eb n\u00eb Agjenci dhe koordinatore jon\u00eb p\u00ebr aplikimin n\u00eb CHEA.<\/p>\n<p>Shfryt\u00ebzoj rastin t\u00eb fal\u00ebnderoj Z\u00ebvend\u00ebspresidenten e CHEA, Loretta Waldron, p\u00ebr bashk\u00ebpunimin n\u00eb plot\u00ebsimin e aplikacionit ton\u00eb, si dhe ekipin e ekspert\u00ebve vler\u00ebsues, dr. Malina Monaco dhe Dr. Lucas Kavlie, p\u00ebr nj\u00eb qasje shum\u00eb profesionale dhe p\u00ebrkrah\u00ebse.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nder dhe privilegj p\u00ebr mua q\u00eb t\u00eb prezantoj para jush t\u00eb arriturat e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, shtetit me 1.6 milion\u00eb banor\u00eb, n\u00eb fush\u00ebn e sigurimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb filloj t\u00eb flas p\u00ebr aplikimin ton\u00eb n\u00eb CHEA, ju lutem m\u00eb lejoni q\u00eb shum\u00eb shkurtimisht t\u00eb flas p\u00ebr lidhjet e Kosov\u00ebs me Shtetet e Bashkuara. Sipas Gallup World Poll, Kosova \u00ebsht\u00eb shteti m\u00eb proamerikan n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb ton\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e shtetit ton\u00eb m\u00eb 2008. Rrug\u00ebt dhe sheshet kryesore t\u00eb Kosov\u00ebs mbajn\u00eb emrat e ish-president\u00ebve amerikan\u00eb dhe personaliteteve t\u00eb shquara nga republikan\u00ebt dhe demokrat\u00ebt n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb ndodhet Kampi Bondsteel, nj\u00eb nga bazat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ushtarake amerikane n\u00eb Evrop\u00eb, nd\u00ebrsa miq\u00ebsia jon\u00eb me Amerik\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb vler\u00eb e kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi yn\u00eb me SHBA-n\u00eb \u00ebsht\u00eb prioritet i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, prandaj me p\u00ebrkrahjen e saj ne kemi punuar intensivisht p\u00ebr plot\u00ebsimin e standardeve p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb autoritet i njohur nga CHEA.<\/p>\n<p>Sistemi i arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet prej 21 institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb; prej tyre, 7 jan\u00eb universitete publike, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat jan\u00eb kolegje. N\u00eb sistemin ton\u00eb kemi rreth 75 mij\u00eb student\u00eb, nd\u00ebrsa sipas Eurostat jemi shteti me p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb rinjve dhe me mosh\u00eb mesatare 34 vje\u00e7. Duke qen\u00eb nj\u00eb popullat\u00eb e re, q\u00eb flet masivisht anglisht dhe gjermanisht, edhe nevojat p\u00ebr arsim cil\u00ebsor jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Republika e Kosov\u00ebs ka krijuar nj\u00eb konsensus nacional p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb. Ligjin ton\u00eb p\u00ebr AKA-n\u00eb e kan\u00eb votuar partit\u00eb e koalicionit qeveris\u00ebs dhe opozita. Qeveria jon\u00eb ka krijuar linj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb buxhetore n\u00eb Thesarin e Shtetit, duke garantuar vet\u00ebq\u00ebndrueshm\u00ebri dhe pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb institucionale dhe financiare. Ministria e Arsimit dhe Shkenc\u00ebs ka ofruar hap\u00ebsira p\u00ebr zyra moderne t\u00eb agjencis\u00eb dhe staf t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nevojat e saj, t\u00eb cilat i kan\u00eb vizituar edhe vler\u00ebsuesit e CHEA gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ne jemi nd\u00ebr shtetet e rralla n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb kemi miratuar ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr akreditimin dhe, pavar\u00ebsisht ndryshimit t\u00eb pushteteve, agjencia jon\u00eb i ka mekanizmat e funksionimit si institucion i pavarur.<\/p>\n<p>Kur jam zgjedhur drejtor i AKA-s\u00eb nga Qeveria jon\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2020, me propozimin e nj\u00eb paneli nga Mbret\u00ebria e Bashkuar, kam gjetur n\u00eb zyra vet\u00ebm 5 staf. Sot jemi 26 staf, me profile shum\u00eb t\u00eb larta, t\u00eb strukturuar n\u00eb dy departamente dhe gjasht\u00eb divizione.<\/p>\n<p>Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Akreditim p\u00ebrb\u00ebhet nga tri shtylla:<\/p>\n<p>I \u2013 Bordi i Agjencis\u00eb, si institucion vendimmarr\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebhet nga 9 an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb vote, prej tyre tre nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe nj\u00eb student, si dhe dy p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb nga industria pa t\u00eb drejt\u00eb vote, q\u00eb gjithsej b\u00ebjn\u00eb 11.<\/p>\n<p>II \u2013 Shtylla e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb administrata e AKA-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb e drejtoj;<br \/>\nIII \u2013 Shtylla e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb Komisioni i Ankesave, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 5 an\u00ebtar\u00eb, 3 prej tyre jurist\u00eb eminent\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe dy p\u00ebrfaq\u00ebsues nga akademia.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bordit,<\/p>\n<p>N\u00eb gjasht\u00eb vitet e fundit, AKA ka krijuar baz\u00ebn ligjore dhe rregullative n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me Standardet dhe Udh\u00ebzuesit Evropian\u00eb p\u00ebr Sigurimin e Cil\u00ebsis\u00eb (ESG).<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb shteti i vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebt e akreditimit i ka nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb shmangies s\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, kur dihet se ne jemi nj\u00eb shtet i vog\u00ebl. Lista jon\u00eb me 254 ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u00ebsht\u00eb e publikuar n\u00eb ueb-faqen ton\u00eb.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse Bordi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb edhe nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebt e akreditimit jan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, at\u00ebher\u00eb gjuha e pun\u00ebs n\u00eb AKA \u00ebsht\u00eb anglishtja, nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha dokumentet tona jan\u00eb publike n\u00eb ueb-faqen e agjencis\u00eb n\u00eb anglisht dhe shqip.<\/p>\n<p>Si rezultat i zbatimit t\u00eb standardeve t\u00eb larta n\u00eb sistemin e arsimit, nga korriku i vitit 2025 ne jemi regjistruar si an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb Regjistrin Evropian p\u00ebr Sigurimin e Cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb (EQAR). Ne jemi shteti i vet\u00ebm n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb jemi t\u00eb regjistruar n\u00eb EQAR, p\u00ebr shkak se jemi plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet ESG. Regjistrimi n\u00eb EQAR ka krijuar mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr universitetet dhe student\u00ebt tan\u00eb, nd\u00ebrsa diplomat tona jan\u00eb t\u00eb njohura gjer\u00ebsisht n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bordit,<\/p>\n<p>Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Akreditim \u00ebsht\u00eb institucion shum\u00eb i nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuar. P\u00ebrve\u00e7 EQAR, ne jemi an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb Rrjetin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Agjencive p\u00ebr Sigurimin e Cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb (INQAAHE), an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb CENQA, an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb Global Academic Integrity Network (GAIN), Affiliate member n\u00eb ENQA, etj.<\/p>\n<p>Ngritja e mekanizmave t\u00eb sigurimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimi i sistemit t\u00eb arsimit jan\u00eb dy nga kat\u00ebr prioritetet kryesore t\u00eb Strategjis\u00eb s\u00eb AKA-s\u00eb 2026\u20132030, t\u00eb cil\u00ebn e ka miratuar Bordi yn\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2025. K\u00ebta mekanizma kan\u00eb ndikuar n\u00eb ngritjen rapide t\u00eb rankimit t\u00eb universiteteve tona n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kjo tregon se reformat tona dhe ngritja e standardeve t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb efekte t\u00eb matshme n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e programeve t\u00eb studimit, jo vet\u00ebm brenda kufijve t\u00eb shtetit ton\u00eb, por edhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>AKA ka investuar shum\u00eb n\u00eb digjitalizimin e sh\u00ebrbimeve. Ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb e ka p\u00ebrkrahur AKA-n\u00eb me ekspertiz\u00eb profesionale p\u00ebr digjitalizimin e sh\u00ebrbimeve. Ne jemi nd\u00ebr agjencit\u00eb m\u00eb t\u00eb digjitalizuara n\u00eb Evrop\u00eb, pasi mbi 98% e sh\u00ebrbimeve t\u00eb akreditimit ofrohen p\u00ebrmes sistemit ton\u00eb t\u00eb digjitalizuar. Aktualisht, ne kemi iniciuar edhe p\u00ebrdorimin e inteligjenc\u00ebs artificiale (AI) n\u00eb disa aspekte t\u00eb procesit t\u00eb akreditimit dhe po marrim modelet m\u00eb t\u00eb suksesshme n\u00eb Evrop\u00eb dhe Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Evrop\u00ebs, ne i kemi kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi edhe bashk\u00ebpunimit me agjenci homologe nga Shtetet e Bashkuara. Stafi i AKA-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i akredituar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procese t\u00eb vler\u00ebsimit n\u00eb SHBA, nd\u00ebrsa ekspert\u00ebt amerikan\u00eb prej vitesh angazhohen si ekspert\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm n\u00eb procese t\u00eb akreditimit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb stafi i AKA-s\u00eb, Bordi yn\u00eb dhe Komisioni i Ankesave kan\u00eb punuar intensivisht p\u00ebr zbatimin e t\u00eb gjitha kritereve p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb autoritet i njohur nga CHEA.<\/p>\n<p>Sipas Ligjit p\u00ebr AKA-n\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb njihen t\u00eb gjitha akreditimet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura nga CHEA.<\/p>\n<p>T\u00eb qenit autoritet i njohur nga CHEA do t\u00eb ishte nj\u00eb arritje shum\u00eb e madhe p\u00ebr perspektiv\u00ebn e sistemit t\u00eb arsimit n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb nxiste bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrmjet universiteteve tona me ato amerikane dhe do t\u00eb hapte mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb stafit akademik dhe student\u00ebve.<\/p>\n<p>Aktualisht n\u00eb Kosov\u00eb operojn\u00eb dy universitete amerikane, Rochester Institute of Technology dhe Arizona State University. Ne jemi t\u00eb interesuar q\u00eb ta zgjerojm\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb interes t\u00eb bartjes s\u00eb dijeve nga SHBA-t\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, t\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bordit,<\/p>\n<p>Jam i gatsh\u00ebm dhe shum\u00eb i hapur para jush q\u00eb t\u00eb ofroj t\u00eb gjitha argumentet p\u00ebr pun\u00ebn e madhe q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb AKA dhe Kosova p\u00ebr t\u00eb zbatuar standardet e CHEA.<\/p>\n<p>Jam shum\u00eb i hapur p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve tuaja dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb rekomandimet tuaja t\u00eb vlefshme.<\/p>\n<p>Ju faleminderit p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb flas n\u00eb k\u00ebt\u00eb auditorium t\u00eb respektuar.<\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/CHEA-001-scaled-1-1600x1019.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1019\" class=\"alignnone size-large wp-image-36535\" srcset=\"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/CHEA-001-scaled-1-1600x1019.jpg 1600w, https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/CHEA-001-scaled-1-300x191.jpg 300w, https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/CHEA-001-scaled-1-768x489.jpg 768w, https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/CHEA-001-scaled-1-1536x978.jpg 1536w, https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/CHEA-001-scaled-1-2048x1304.jpg 2048w, https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/CHEA-001-scaled-1-600x382.jpg 600w, https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/CHEA-001-scaled-1-560x357.jpg 560w\" sizes=\"(max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Akreditim, Naim Gashi, n\u00eb adresimin e tij para Bordit t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Akreditimin e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb (CHEA) n\u00eb SHBA, theksoi se Republika e Kosov\u00ebs ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem modern dhe t\u00eb pavarur t\u00eb sigurimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb, plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ai n\u00ebnvizoi se Kosova, si nj\u00eb nga vendet m\u00eb proamerikane n\u00eb bot\u00eb, e sheh bashk\u00ebpunimin me Shtetet e Bashkuara si nj\u00eb partneritet strategjik p\u00ebr zhvillimin e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe se njohja e AKA-s\u00eb nga CHEA do t\u00eb forconte m\u00eb tej lidhjet akademike nd\u00ebrmjet universiteteve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe atyre amerikane. Fjalimi i plot\u00eb i Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb AKA-s\u00eb, Naim Gashi, para Bordit t\u00eb CHEA Uashington, SHBA, 09.03.2026 I nderuari President i K\u00ebshilli p\u00ebr Akreditimin e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb (CHEA) n\u00eb SHBA, T\u00eb nderuar z\u00ebvend\u00ebspresident\u00eb dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bordit, I nderuari Kryesues i Komitetit t\u00eb Pranimit dhe t\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb, T\u00eb nderuar panel vler\u00ebsues, Zonja dhe zot\u00ebrinj, Un\u00eb jam Naim Gashi, Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Akreditim, me akronimin AKA, institucioni i vet\u00ebm n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs q\u00eb merret me akreditimin, riakreditimin dhe validimin e akreditimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb vendin ton\u00eb. Un\u00eb jam n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb qe 6 vite dhe jam n\u00eb mandatin e dyt\u00eb. Sot jam i shoq\u00ebruar nga znj. Fjoll\u00eb Ajeti, zyrtare e lart\u00eb n\u00eb Agjenci dhe koordinatore jon\u00eb p\u00ebr aplikimin n\u00eb CHEA. Shfryt\u00ebzoj rastin t\u00eb fal\u00ebnderoj Z\u00ebvend\u00ebspresidenten e CHEA, Loretta Waldron, p\u00ebr bashk\u00ebpunimin n\u00eb plot\u00ebsimin e aplikacionit ton\u00eb, si dhe ekipin e ekspert\u00ebve vler\u00ebsues, dr. Malina Monaco dhe Dr. Lucas Kavlie, p\u00ebr nj\u00eb qasje shum\u00eb profesionale dhe p\u00ebrkrah\u00ebse. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nder dhe privilegj p\u00ebr mua q\u00eb t\u00eb prezantoj para jush t\u00eb arriturat e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, shtetit me 1.6 milion\u00eb banor\u00eb, n\u00eb fush\u00ebn e sigurimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb. Para se t\u00eb filloj t\u00eb flas p\u00ebr aplikimin ton\u00eb n\u00eb CHEA, ju lutem m\u00eb lejoni q\u00eb shum\u00eb shkurtimisht t\u00eb flas p\u00ebr lidhjet e Kosov\u00ebs me Shtetet e Bashkuara. Sipas Gallup World Poll, Kosova \u00ebsht\u00eb shteti m\u00eb proamerikan n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb ton\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e shtetit ton\u00eb m\u00eb 2008. Rrug\u00ebt dhe sheshet kryesore t\u00eb Kosov\u00ebs mbajn\u00eb emrat e ish-president\u00ebve amerikan\u00eb dhe personaliteteve t\u00eb shquara nga republikan\u00ebt dhe demokrat\u00ebt n\u00eb SHBA. N\u00eb Kosov\u00eb ndodhet Kampi Bondsteel, nj\u00eb nga bazat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ushtarake amerikane n\u00eb Evrop\u00eb, nd\u00ebrsa miq\u00ebsia jon\u00eb me Amerik\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb vler\u00eb e kombit ton\u00eb. Bashk\u00ebpunimi yn\u00eb me SHBA-n\u00eb \u00ebsht\u00eb prioritet i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, prandaj me p\u00ebrkrahjen e saj ne kemi punuar intensivisht p\u00ebr plot\u00ebsimin e standardeve p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb autoritet i njohur nga CHEA. Sistemi i arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet prej 21 institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb; prej tyre, 7 jan\u00eb universitete publike, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat jan\u00eb kolegje. N\u00eb sistemin ton\u00eb kemi rreth 75 mij\u00eb student\u00eb, nd\u00ebrsa sipas Eurostat jemi shteti me p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb rinjve dhe me mosh\u00eb mesatare 34 vje\u00e7. Duke qen\u00eb nj\u00eb popullat\u00eb e re, q\u00eb flet masivisht anglisht dhe gjermanisht, edhe nevojat p\u00ebr arsim cil\u00ebsor jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. Republika e Kosov\u00ebs ka krijuar nj\u00eb konsensus nacional p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb. Ligjin ton\u00eb p\u00ebr AKA-n\u00eb e kan\u00eb votuar partit\u00eb e koalicionit qeveris\u00ebs dhe opozita. Qeveria jon\u00eb ka krijuar linj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb buxhetore n\u00eb Thesarin e Shtetit, duke garantuar vet\u00ebq\u00ebndrueshm\u00ebri dhe pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb institucionale dhe financiare. Ministria e Arsimit dhe Shkenc\u00ebs ka ofruar hap\u00ebsira p\u00ebr zyra moderne t\u00eb agjencis\u00eb dhe staf t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nevojat e saj, t\u00eb cilat i kan\u00eb vizituar edhe vler\u00ebsuesit e CHEA gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Kosov\u00eb. Ne jemi nd\u00ebr shtetet e rralla n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb kemi miratuar ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr akreditimin dhe, pavar\u00ebsisht ndryshimit t\u00eb pushteteve, agjencia jon\u00eb i ka mekanizmat e funksionimit si institucion i pavarur. Kur jam zgjedhur drejtor i AKA-s\u00eb nga Qeveria jon\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2020, me propozimin e nj\u00eb paneli nga Mbret\u00ebria e Bashkuar, kam gjetur n\u00eb zyra vet\u00ebm 5 staf. Sot jemi 26 staf, me profile shum\u00eb t\u00eb larta, t\u00eb strukturuar n\u00eb dy departamente dhe gjasht\u00eb divizione. Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Akreditim p\u00ebrb\u00ebhet nga tri shtylla: I \u2013 Bordi i Agjencis\u00eb, si institucion vendimmarr\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebhet nga 9 an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb vote, prej tyre tre nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe nj\u00eb student, si dhe dy p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb nga industria pa t\u00eb drejt\u00eb vote, q\u00eb gjithsej b\u00ebjn\u00eb 11. II \u2013 Shtylla e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb administrata e AKA-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb e drejtoj; III \u2013 Shtylla e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb Komisioni i Ankesave, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 5 an\u00ebtar\u00eb, 3 prej tyre jurist\u00eb eminent\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe dy p\u00ebrfaq\u00ebsues nga akademia. T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bordit, N\u00eb gjasht\u00eb vitet e fundit, AKA ka krijuar baz\u00ebn ligjore dhe rregullative n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me Standardet dhe Udh\u00ebzuesit Evropian\u00eb p\u00ebr Sigurimin e Cil\u00ebsis\u00eb (ESG). Kosova \u00ebsht\u00eb shteti i vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebt e akreditimit i ka nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb shmangies s\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, kur dihet se ne jemi nj\u00eb shtet i vog\u00ebl. Lista jon\u00eb me 254 ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u00ebsht\u00eb e publikuar n\u00eb ueb-faqen ton\u00eb. Meqen\u00ebse Bordi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb edhe nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebt e akreditimit jan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, at\u00ebher\u00eb gjuha e pun\u00ebs n\u00eb AKA \u00ebsht\u00eb anglishtja, nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha dokumentet tona jan\u00eb publike n\u00eb ueb-faqen e agjencis\u00eb n\u00eb anglisht dhe shqip. Si rezultat i zbatimit t\u00eb standardeve t\u00eb larta n\u00eb sistemin e arsimit, nga korriku i vitit 2025 ne jemi regjistruar si an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb Regjistrin Evropian p\u00ebr Sigurimin e Cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb (EQAR). Ne jemi shteti i vet\u00ebm n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb jemi t\u00eb regjistruar n\u00eb EQAR, p\u00ebr shkak se jemi plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet ESG. Regjistrimi n\u00eb EQAR ka krijuar mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr universitetet dhe student\u00ebt tan\u00eb, nd\u00ebrsa diplomat tona jan\u00eb t\u00eb njohura gjer\u00ebsisht n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian dhe m\u00eb gjer\u00eb. T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bordit, Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Akreditim \u00ebsht\u00eb institucion shum\u00eb i nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuar. P\u00ebrve\u00e7 EQAR, ne jemi an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36536,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"give_campaign_id":0,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"ngg_post_thumbnail":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36534","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36534"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36534\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36537,"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36534\/revisions\/36537"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36536"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/akreditimi.rks-gov.net\/newweb\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}