Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) kanë vizituar Kolegjin Dardania, me qëllim të shkëmbimit të ideve lidhur me avancimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë.
Anëtari i KShC-së, profesori Dukagjin Zeka, ka thënë se janë duke zhvilluar takime me të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, me qëllim të marrjes së vërejtjeve dhe rekomandimeve për përmirësimin e cilësisë në arsim.
Ai ka thënë se KShC po aplikon standarde të cilat nxisin investimet në kërkime shkencore, shkëmbimet akademike, punën praktike dhe ndërkombëtarizimin.
Rektorja e Kolegjit Dardania, profesoresha Gjyldane Mulla, ka thënë se arsimi cilësor ndikon drejtpërdrejt në avancimin e përgjithshëm shoqëror. Profesoresha Mulla ka folur për historikun dhe punët që po bën ky institucion në ofrimin e kushteve për studentë.
Të dy palët ishin të pajtimit se komunikimi i drejtpërdrejt ndërmjet KShC-së dhe institucioneve të arsimit të lartë ndikon në përmirësimin e proceseve të akreditimit dhe monitorimit.




