Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.
Një nga pikat e diskutimit ishte informimi lidhur me procesin e vlerësimit nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, ku AKA ka aplikuar për t’u bërë autoritet i njohur në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë mbledhjes, Këshilli shqyrtoi një numër të konsiderueshëm aplikacionesh për akreditimin e programeve të studimit, si dhe raportet e vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtarë për këto programe.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe vendimeve të Komisionit të Ankesave, si dhe shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga institucionet e arsimit të lartë. Këshilli gjithashtu trajtoi përgjigjen e panelit të ekspertëve lidhur me raportin draft për një nga institucionet, si dhe çështje të tjera të lidhura me monitorimin dhe njoftimet zyrtare.



