Pas-akreditimi (Follow-up) është një proces që ka për qëllim verifikimin e kushteve të akreditimit dhe konfirmimin e shkallës së përmbushjes së rekomandimeve nga KAA dhe angazhimeve nga institucioni i arsimit të lartë (IAL).

nivel institucional, njësia e ndjekjes mbikëqyr funksionimin e institucionit të arsimit të lartë. Institucioni i arsimit të lartë është i detyruar të miratojë një plan veprimi me qëllim zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga paneli i ekspertëve brenda dy muajve nga data e marrjes së vendimit, dhe të dorëzojë një raport mbi zbatimin e aktiviteteve të përfshira në planin e veprimit brenda vitit të parë të akreditimit.

nivel programi, njësia e ndjekjes siguron realizimin e programit të studimit duke zbatuar rekomandimet e dhëna gjatë procesit të akreditimit. Institucioni i arsimit të lartë është i detyruar të miratojë një plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve të panelit të ekspertëve brenda dy muajve nga marrja e vendimit dhe të dorëzojë një raport mbi zbatimin e aktiviteteve të përfshira në planin e veprimit brenda vitit të parë të akreditimit.

Monitorimi (Monitoring) është një proces formal që kryhet nga KAA, përmes të cilit vlerësohet nëse institucioni i arsimit të lartë ruan dhe vazhdon të përmbushë rekomandimet e vlerësuesve të jashtëm dhe kushtet e akreditimit, si dhe zbaton standardet e përcaktuara në Manualin e Akreditimit.

Pas-akreditimi

Udhëzime dhe raporte pas miratimit të akreditimit

Monitorimi

Monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë dhe arkiva e raporteve