Këshillit Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti të martën, më 23.11. 2021 mbledhjen e radhës në të cilën miratoi Planin e Aktiviteteve për vitin 2022.
Në Planin e aktiviteteve të KShC-së, përveç obligimeve ligjore për procesin e akreditimit u vendosën edhe aktivitetet që kanë të bëjnë me kthimin e AKA-së në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), dhe regjistrimin në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Në mbledhjen e sotme janë shqyrtuar kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë.
Mbledhja e radhës së KShC-së do të mbahet më 7 dhjetor 2021.



