Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, së bashku me anëtarin e KShC-së, profesorin Dukagjin Zeka, në vazhdën e vizitave në institucionet e arsimit të lartë, më 25.11.2021 kanë vizituar Kolegjin ISPE.
Kryetarja Ilazi ka thënë se KShC është në proces të rishikimit të politikave me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë.
Në takim Kryetarja foli për procesin e rishikimi të standardeve, procesin e hartimit të metodologjisë së monitorimit dhe rishikimit të rregulloreve me të cilat funksionon Agjencia e Akreditimit.
Përfaqësuesit e Kolegjit ISPE e kanë mirëpritur iniciativën e KShC-së, për tu takuar me të gjitha IAL-të, për të prezantuar punën e Këshillit, por edhe për të marrë rekomandime për përmirësimin e proceseve.



