Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e 106-të, të mbajtur më 25.10.2022, shqyrtoi një numër kërkesash të paraqitura nga Institucionet e Arsimit të Lartë dhe organizatat e shoqërisë civile. Të gjitha institucionet do të komunikohen për vendimin e marrë gjatë mbledhjes sipas kërkesave të tyre.
KSHC gjithashtu ka marrë vendimin për anulimin e Konferencës CHAIR. KSHC dhe AKA do të shqyrtojnë informacionin dhe resurset e mbledhura deri më tani, me shpresën se konferenca mund të organizohet me një grup të madh agjencish dhe subjektesh pjesëmarrëse.
Me respekt,
Agjencia e Kosovës për Akreditim



