Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e mbajtur më 24.11.2022, ka shqyrtuar dhe miratuar listën e ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët do të marrin pjesë në procesin e akreditimit të programeve të studimit gjatë vitit të ardhshëm.
Në këtë listë janë aprovuar ekspertë eminentë të fushave të ndryshme të studimit.
KShC në mbledhjen e radhës ia ka bërë një analizë aktiviteteve të Planit Strategjik dhe janë dhënë udhëzime për planin e aktiviteteve të vitit të ardhshëm.
Këshilli është njoftuar me procesin e verifikimit të bartësve të programeve akademike dhe procesin e monitorimit.
Në këtë mbledhje KShC ka shqyrtuar të gjitha kërkesat e institucioneve të arsimit të lartë.



