Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), ka ndarë certifikata për tre studentët vullnetarë që kanë kontribuar në organizimin e Konferencës ndërkombëtare të AKA-së, të mbajtur në Prishtinë më 26 shtator 2023.
Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi, iu ka ndarë certifikata për punën vullnetare tre studentëve të Universitetit të Prishtinës: Taulant Gashi, Zanë Rexha dhe Albnor Sejdiu.
Konferenca ndërkombëtare ishte një ngjarje me rëndësi të madhe për AKA-në dhe për tërë komunitetin e arsimit të lartë në Kosovë, dhe kontributi i studentëve vullnetarë ka qenë shumë i rëndësishëm.
Ata treguan përkushtim ndaj zhvillimit të arsimit të lartë dhe kanë bërë një ndikim pozitiv në promovimin e standardëve të cilësisë dhe akreditimit në arsimin e lartë në Kosovë.




