Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e 118-të, të mbajtur më 21.11.2023, i ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet për akreditim institucional dhe i ka aprovuar ato.
Në këtë mbledhje, KShC i ka analizuar aplikacionet për akreditim të programeve dhe ka diskutuar për dinamikën e zbatimit të këtij procesi gjatë vitit të ardhshëm.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë i ka shqyrtuar aplikacionet dhe ka vendosur për plotësimin e listës së ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit.
Në këtë mbledhje janë shqyrtuar kërkesat dhe ankesat drejtuar KShC.



