Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur më 03.12.2024 në takim, znj. Marina Grubišić, Udhëheqëse e Divizionit për Vlerësim dhe znj. Mia Đikić, Udhëheqëse e Divizionit për Hulumtim nga Agjencia e Kroacisë për Shkencë dhe Arsimin e Lartë (AZVO), me të cilat ka biseduar për përfitimin që do të ketë AKA nga projekti i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Drejtori Gashi ka folur për të arriturat e AKA-së në kompletimin e legjislacionit, rregullativave dhe kritereve, që mundësojnë zbatimin e plotë të standardeve evropiane të cilësisë.
Ai ka thënë se AKA ka trefishuar stafin, i ka dyfishuar hapësirat e punës, ka vazhduar të jetë institucion transparent e llogaridhënës, ka zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe ka zgjeruar përfshirjen në vendimmarrje të të gjithë akterëve të arsimit të lartë.
Përfaqësueset e AZVO kanë thënë se AKA ka bërë përparim në zbatimin e standardeve të cilësisë, dhe kanë shprehur gatishmëri për të ofruar përvojat më të mira kroate për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.
Delegacioni nga Kroacia kanë vizituar hapësirat e reja të AKA-së si dhe kanë zhvilluar takime të ndara me menaxhmentin e lartë dhe stafin e AKA-së: Shkëlzen Gërxhaliun, Besim Jonuzajn, Shpresa Shalën, Kaltrina Hysenin dhe Leona Barbatovcin.




