Agjencia e Kosovës për Akreditim ka publikuar më 06.08.2021 listën me programet e akredituara në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës për vitin e ri akademik 2021/2022.
Në listën e vendimeve me programet e akredituara përfshihen vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) të datës 27.07.2021, por edhe programet që kanë pasur akreditim të mëhershëm.
Njoftohem të gjithë studentët e rinj, se asnjë program akademik i cili nuk ndodhet në këtë listë, nuk është valid në Republikën e Kosovës.
Procesi i akreditimit ka filluar në muajin janar të vitit 2021, fillimisht me akreditimin institucional, ndërsa më pas ka vazhduar procesi i vlerësimit të programeve akademike. Konform rregullativës ligjore vlerësimi i programeve të studimeve është bërë nga ekspertët ndërkombëtarë.
Në proces të akreditimit kanë qenë gjithsejtë 239 programe akademike. Pas disa vitesh, Agjencia e Akreditimit sivjet ka arritur që t’i vlerësojë të gjitha programet të cilat kanë aplikuar tetorin e kaluar konform udhëzimit administrativ.
KShC dhe AKA të gjithë studentëve dhe stafit akademik ju urojnë një vit të suksesshëm akademik!



