Gjatë një vizite në Kolegjin Riinvest, kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi ka thënë se prioritet mbetet aprovimi i Ligjit për AKA-në, i cili ndodhet në Qeveri dhe më pas do të dërgohet për aprovim në Kuvend.
Kryetarja Ilazi tha se me këtë ligj do të garantohet pavarësia institucionale dhe financiare për Agjencinë e Akreditimit, si një nga rekomandimet që duhet përmbushur për kthim në ENQA.
Dekani i studimeve bachelor në Riinvest, Alban Zogaj, ka thënë se çdo vendim i KShC-së i cili është në funksion të ngritjes së cilësisë është i mirëseardhur.
KShC dhe AKA janë takuar edhe studentët e këtij kolegji, me të cilët kanë biseduar për brengat dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e sistemit të arsimit në Kosovë.




