Mirë se vini në Agjencinë e Kosovës për Akreditim
Agjencia e Akreditimit të Kosovës, në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë, është institucion i pavarur përgjegjës për sigurimin e cilësisë së brendshme dhe të jashtme. Detyrat e saj përfshijnë akreditimin, riakreditimin, monitorimin, validimin dhe të gjitha proceset e tjera të sigurimit të cilësisë për institucionet e arsimit të lartë dhe programet e tyre të studimit në Republikën e Kosovës, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, veçanërisht me standardet evropiane për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
- Misioni I AKA-së
Misioni i AKA-së është të promovojë një kulturë cilësie në institucionet e arsimit të lartë përmes vlerësimit të pavarur dhe të jashtëm, transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm.
- Qëllimet e AKA-së
- Të promovojë, përmirësoj dhe rrisë cilësinë e arsimit të lartë
- Të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në sistemin e arsimit të lartë;
- Të përmirësojë cilësinë e studimeve në institucionet e arsimit të lartë;
- Të inkurajoj përmbajtje inovative në arsimin e lartë;
- Të sigurojnë krahasueshmërinë e kualifikimeve nga institucionet e arsimit të lartë të Kosovës…
-
Të zbatojë objektivat për integrimin e Kosovës në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë dhe të kontribuojë në zhvillimin e saj.
- Vlerat e AKA-Së
Vendimet e AKA-së merren në mënyrë të pavarur dhe të arsyetuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të verifikueshme
AKA udhëhiqet nga parimet e përgjegjësisë dhe llogaridhënies publike përmes një politike efektive të informimit
AKA organizon procese kredibile të sigurimit të jashtëm të cilësisë, ku komuniteti akademik dhe shoqëria në përgjithësi beson në punën e AKA-së
AKA aplikon standarde të larta profesionale të aplikuara në Evropë në proceset e sigurimit të jashtëm të cilësisë.