FiNANCAT

Divizioni për Buxhet dhe Financa

1. Divizioni për Buxhet dhe Financa është njësi organizative dhe ka për mision që të merret me çështjet e planifikimit, menaxhimit, shpenzimit të buxhetit që i ndahet Agjencisë së Kosovës për Akreditim në përputhje me legjislacionin në fuqi.

2. Divizioni për Buxhet dhe Financa ka detyrat dhe përgjegjësitë në vijim:

  • Menaxhon buxhetin e Agjencisë në pajtim me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin e Buxhetit për vitin përkatës të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe procedurat dhe rregullat tjera që zbatohen në Kosovë për administrimin e buxhetit;
  • Përgatit buxhetin vjetor të Agjencisë dhe kërkesat për ndarje buxhetore;
  • Respekton qarkoret buxhetore dhe instruksionet administrative të Ministrisë së Financave për hartimin, rishikimin dhe ekzekutimin e buxhetit të agjencisë, si dhe aprovon pagat, ndalesat dhe veprimet tjera buxhetore të nevojshme;
  • Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të agjencisë;
  • Monitoron shpenzimet e buxhetit për të gjitha kategoritë ekonomike si dhe komenton, vlerëson dhe aprovon në aspektin financiar;
  • Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
  • Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
  • Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies dhe transparencës;
  • Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.

Divizioni për Buxhet dhe Financa fushveprimtarinë e tij e mbështet në bazë të legjislacionit si më poshtë:

  • Ligji nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë
  • Ligjin e buxhetit për vitin përkatës të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës
  • Ligji nr. 06/L-021 kontrollin e brendshëm të financave publike
  • Rregullore MF-nr. 01/2019 për menaxhimin financiar dhe kontrollin
  • Rregull financiare nr. 01/2013/MF – shpenzimi i parave publike
  • Rregullore (MFPT) nr. 01/2022 për alokimin e fondeve dhe menaxhimin e rrjedhës së parasë
  • Rregulla financiare nr. 03/2010 për të hyrat vetanake
  • Rregullore MF – nr. 03/2013 për pasqyrat financiare vjetore të organizatave buxhetore
  • Rregullore MF – nr. 02/2013 për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizatat buxhetore
  • Rregulla financiare nr. 08/2011 për fillimin e vitit financiar
  • Rregullore MF-nr. 01/2018 për përfundimin e vitit fiskal
  • Udhëzimi administrativ nr. 03/2010 për përcaktimin dhe mënyrën e dorëzim–pranimit të dokumentacionit financiar
  • Udhëzimi administrativ nr. 19/2009 për planin kontabël për përdorim nga organizatat buxhetore
  • Procedurat e avanceve për paranë e imët dhe udhëtimeve zyrtare
  • Si dhe rregullore, udhëzime administrative dhe procedura tjera që zbatohen në Kosovë për administrimin e buxhetit.