Agjencia e Kosovës për Akreditim është shpallur fituese e grantit TAIEX, program i Bashkimit Evropian i dedikuar për asistencë dhe mbështetje për institucionet me aspirata euro-integruese.
Projekti ka për qëllim që të mbështes AKA-në në procesin e adoptimit dhe implementimit të Standardeve dhe Udhëzuesve Evropian të Sigurimit të Cilësisë (ESG 2015). Projekti i iniciuar dhe draftuar nga z. Shkelzen Gërxhaliu dhe prof. Krenare Pireva Nuci i siguron institucionit të AKA-së që të ofrohet edhe një hap më tutje në synimin e saj për anëtarësim në ENQA dhe EQAR, duke siguruar se në Republikën e Kosovës zbatohen standarde dhe kritere të cilësisë së krahasueshme ndërkombëtarisht.
Projekti do të implementohet gjatë muajit maj, ku AKA dhe KShC do të jenë përfituese të ekspertizave dhe trajnimeve nga ekspertë eminent në fushën e arsimit të lartë në Evropë.



