Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, me rastin e përmbylljes me sukses të aktiviteteve, ka ndarë mirënjohje për Projektit QAINT.
“Sukseset dhe të arriturat e Agjencisë së Akreditimit në tri vitet e fundit, i atribuohen gjithashtu edhe bashkëpunimit dhe përkrahjes nga Projekt QAINT”, thuhet në mirënjohjen e AKA-së, të cilën e ka dorëzuar, zyrtari i lartë, Shkëlzen Gërxhaliu.
Projektit QAINT është financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) në partneritet me MASHTI-n. Ky projekti është donatori kryesor i Agjencisë së Akreditimit.
Përgjatë tri viteve të kaluara organizatat partnere të QAINT: KEC, ORCA dhe ZSI kanë bashkëpunuar dhe e kanë përkrahur AKA-në për cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë.






