THIRRJE E HAPUR – Për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të përhershëm të Komisionit të Ankesave në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA).
Kushtet dhe Kriteret:
- Njëri anëtar i Komisionit të Ankesave duhet të ketë gradën shkencore doktor i shkencave dhe të kenë thirrjen akademike Prof. Asoc.
- Njëri anëtar i Komisionit të Ankesave duhet të jetë jurist me profesion dhe të ketë të dhënë provimin e jurisprudencës, të ketë të paktën dhjetë vite eksperiencë profesionale në çështjet ligjore.
Përzgjedhja dhe emërimi:
Anëtarët e Komisionit të Ankesave do të përzgjedhen nga një Komision i formuar me vendimi të Ministres së MASHTI-it, ndërsa emërimi bëhet me afat dyvjeçar me mundësi vazhdimi edhe për një mandat tjetër.
Kompensimi: Për punën e tyre anëtarët do të kompensohen sipas nenit 22 paragrafi 14 i Udhëzimit Administrativ (MASHT) Nr.15/2018 për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës
Aplikimi: Të gjithë personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV-të e tyre së bashku me kualifikimet e nevojshme në emailin e AKA: akreditimi@rks-gov.net , me përshkrimin në Subject: Aplikim për anëtar të Komisionit të Ankesave. Afati i thirrjes është i hapur nga data 14 deri më 28 shkurt 2022.
Shënim: AKA inkurajon të gjithë të interesuarit dhe mirëpret aplikimet e secilit prej tyre për tu bërë pjesë e Komisionit të Ankesave në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA).



