Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në takimin e rregullt vjetor, ka diskutuar të martën, më 04.10.2022, me drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë (IAL) për ngritjen e cilësisë në sistemin e arsimit në Kosovë.
Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, fillimisht i ka uruar të gjitha institucionet e arsimit të lartë për statusin e ri të AKA-së si anëtare “affiliate” në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).
Kryetarja Ilazi ka thënë se ky është një sukses i përbashkët i AKA-së, IAL-ve, institucioneve të Kosovës dhe donatorëve ndërkombëtarë.
Kreu i KShC-së foli mbi të arriturat kryesore të AKA-së gjatë këtij viti dhe planet për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë për vitet në vijim.
Drejtuesit e IAL-ve dhe shefat e zyrave të cilësisë e kanë mirëpritur këtë takim në funksion të përfshirjes të të gjithë hisedarëve të arsimit të lartë në procesin e vendimmarrjes dhe rritjes së transparencës.
Ata kanë diskutuar, po ashtu, për çështja me të cilat ballafaqohen IAL-të gjatë proceset të implementimit të standardeve.






