Agjencia e Kosovës për Akreditim ka mbajtur një sesion informues me të gjitha IAL-të, për procesin e aplikimit për akreditim dhe ri-akreditim, të institucioneve dhe programeve të studimit, siç parasheh Ligji për Arsimin e Lartë Nr. 04/L-037 dhe Udhëzimin Administrativ 15/2018 për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë.
Gjatë këtij takimi janë prezentuar formularët për aplikim si dhe të dhënat të cilat duhet të ngarkohen në platformën e-akreditimi.
Në këtë takim, po ashtu janë adresuar pyetjet shtesë nga përfaqësuesit e IAL-ve për sqarime të mëtejshme, në të cilat është përgjigjur stafi i Agjencisë së Akreditimit.
Informatat shtesë rreth procesit të aplikimit mund të merren në këtë link.



