Në numrin e dhjetorit të revistës së Rrjetit të Agjencive të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEENQA), është prezantuar puna e suksesshme e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në finalizimin e projektit zbatues për digjitalizimin e përgjithshëm të proceseve në AKA.
Krahas agjencive simotra të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, në faqen 13 të kësaj reviste, AKA-Kosova prezantohet me titullin “Është finalizuar studimi i fizibilitetit për dixhitalizimin dhe automatizimin e proceseve në AKA”.
Kjo është hera e tretë brenda një viti që CEENQA prezanton Kosovën dhe Agjencinë e saj për Akreditim si storie të suksesit për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Në dhjetorin e vitit 2020 dhe në korrikun e vitit 2021, CEENQA e ka prezantuar AKA gjithashtu me vlerësime shumë pozitive.
Kosova është anëtare me të drejta të plota në CEENQA.
Linku i reviztës: https://www.ceenqa.org/newsletter/





