Gjatë një vizite në Kolegjin Biznesi, anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe drejtues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) prezantuan projektin për digjitalizimin e përgjithshëm të proceseve të akreditimit.
Anëtarët e KShC-së, profesoresha Krenare Pireva Nuçi dhe profesori Dukagjin Zeka, prezantuan punën që po bëhet në hartimin e Planit të Fizibilitetit për Digjitalizim, i cili pritet të jetësohet gjatë vitit të ardhshëm.
Në këtë mënyrë i gjithë procesi i akreditimit, riakreditimit dhe validimit do të digjitalizohet, duke filluar nga procesi i aplikimit e deri te vendimmarrja.
Dekani i Kolegjit Biznesi, Shyqri Kabashi tha se bashkëpunimi i drejtpërdrejt i IAL-ve me KShC-në dhe AKA-në rezulton në ngritjen e cilësisë dhe përmirësimin e kushteve për studentët.




