Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen jashtëzakonshme të mbajtur më 29.04.2024, e ka miratuar Rregulloren për Manualin e Akreditimit, i cili është në harmoni me standardet e reja të akreditimit.
Në këtë mbledhje, KSHC i ka shqyrtuar komentet e pranuara gjatë diskutimit publik dhe ka vendosur lidhur me to.
Manuali i akreditimit është rrjedhojë e standardeve të reja të akreditimit të miratuara më parë nga KSHC-ja, pas një procesi gjithëpërfshirës të të gjithë akrerëve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
Pas përkthimit zyrtar, Manuali i Akreditimit do të publikohet në ueb faqen e AKA-së, në dy gjuhët zyrtare dhe në gjuhën angleze.



